Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

979 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Perisic, nje hap larg Bayern Munich: ja oferta dhe detajet e tratatives sipas Sky Sport

E FUNDIT – Perisic, nje hap larg Bayern Munich: ja oferta dhe detajet e tratatives sipas Sky Sport
Inter Club Staff

Ivan Perisic tashme eshte jashte cdo plani te skemave te Antonio Contes dhe ai e di kete gje. 

Kroati nuk ka pasur probleme ekstra-futbollistike si Nainggolan dhe Mauro Icardi tek zikalterit por thjesht nuk pershtatet dot me tranjerin e ri dhe ka qene pikerisht nje vendim i ketij te fundit ajo qe i ka dhene rrugen e lire nxjerjes ne merkato te kroatit nenkampion-bote.

Pak me pare u perfol per nje oferte te Liepzig nga Bundesliga per te por qe ishte refuzuar nga Ivan me pergjigjen se “ne Bundeslige do te transferohej vetem per Bayern Munich”.

Ja qe nuk kishte dicka te pavertete ne ate pergjigje sepse sipas lajmeve te fundit, skuadra me afer lojtarit ne keto caste eshte pikerisht Bayern Munich.

Kete lajm e jep Sky Sport ne keto caste dhe tregon se ai mund te largohet shume shpejt nga Interi. Duket se konfirmohet interesi i Bayern qe ka humbur Sane nga Manchester City sepse ky eshte demtuar dhe do te jete 6 muaj jashte fushave. Per te ishte arritur nje marreveshje prej 100 milione eurosh me Cityn, por cdo gje ka deshtuar per arsye te demtimit me lart.

Dhe keshtu tratative e hapur per lojtarin e Interit me Antonio Conten qe ka dhene gjithashtu edhe ai rrugen e lire: “Kroati i ditelindjes 1989, zikalter qe prej 2015 mund te largohet ne Bundeslige ne huazim me pagese (4-5 milione euro) dhe te drejte ose detyrim blerje.”

“Bayern Munich eshte ne tratative te avancuar me kroatin dhe me Interin. Priten te reja per ceshtje oresh”, u komunikua pak me pare nga Gianluca di Marzio ne emsionin e e merkatos tek Sky Sport Italia.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.