Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | June 25, 2018

Scroll to top

Top

1,022 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Presidenti i Romes: “Nainggolan shkon tek Interi, Alisson tek Real Madrid. Tashme…”

E FUNDIT – Presidenti i Romes: “Nainggolan shkon tek Interi, Alisson tek Real Madrid. Tashme…”
Inter Club Staff

Eshte nje lajm shume i bujshem ai qe vjen ne keto minuta nga mediat italiane.

Duket se sapo jane vertetuar te gjitha zerat qe shikonin Radja Nainggolan tek Interi ne sezonin e ardhshem dhe konfirmimi nuk eshte nga ndonje gazetar, por nga vete Presidenti i Romes. 

Lajmet qe vijne ne keto caste, tregojne se James Pallotta (President i Romes), ne nje event ka zbuluar shume gjera per disa te pranishem per sa i perket merkatos se Romes ne nje takim ne Sanita di Napoli.

Ai ka folur ne vecanti per Alisson dhe Radja Nainggolan, dy nga lojtaret me te mire te Romes qe mund te largohen ne kete merkato per shkak te kerkesave te shumta.

Image result for pallotta nainggolan

Pyetjes nese do i shese ndonjerin nga te dy Napolit, Pallotta eshte pergjigjur negativisht.

Keto kane qene fjalet e tij:

“Jo, cfare Napoli. De Laurentis nuk deshiron te harxhoje gjithe keto para. Alisson kushton shume, duhen 78 milione dhe eshte shume afer Real Madrid. Ndersa Nainggolan do te shkoje tek Interi.  Tashme duket se cdo gje po shkon drejt asaj rruge.”, tregon AreaNapoli.it. 

Keto jane lajmet qe vijne ne keto minuta e cilat jane me te vertete shume te rendesishme sidomos kur shikohet se nga kush jane thene ato fjale.

Priten konfirmime per vertetesine e tyre nderkohe, edhe pse Pallotta ka thene dicka qe ka dite qe qarkullon tashme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.