Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

732 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Racing publikon dokumentat: ja sa i ka kushtuar Lautaro Martinez klubit zikalter!

E FUNDIT – Racing publikon dokumentat: ja sa i ka kushtuar Lautaro Martinez klubit zikalter!
Inter Club Staff

Vetem diten e djeshme eshte mbajtur asambleja e ortakeve ne shtepine e Racing Club. 

Klubi argjentinas ne fakt, bashke me bilancin e saj ka zyrtarizuar edhe numrat (shifrat) e shitjes se Lautaro Martinez tek Interi.

Me sa duket, ato ndryshojne nga sa u perfol ne fillim se i ka kushtuar argjentinasi i talentuar Interit.

Sipas te dhenave ne bilancin e tyre, Lautaro Martinez i ka kushtuar Interit 14 milione euro plus 7 milione te tjera kane qene bonuse.

Totali i operacionit ka qene 21 milione euro. 

Klubi, ne asamblene e saj ka bere me dije gjithashtu se jane ende duke biseduar dhe ne tratativa me klubin e origjines se lojtarit, Liniers.

Per shkak te perqindjes qe ka pasur familja e lojtarit dhe Liniers, Racing ne kasat e saj pritet te mbaje vetem 11,5 milione euro nga kjo shifer sipas asaj qe thuhet nga disa media ne Argjentine.

Nderkohe, Racing, skuadra nga Avallaneda ka mbajtur 10% te shumes se shitjes ne te ardhmen nga Interi, por deri ne vleren e shitjes 14 milione euro.

Pra nese Interi e shet me shume se 14 milione euro lojtarin, ata do te marin 1,4 milione euro plus diferencen.

Gjithesesi, keto jane shifra te bera publike pak me pare dhe me te ulta nga sa jane perfolur ne te kaluaren ne mediat italiane.

Edhe njehere tregohet madheshtia e ketij operacioni nga ana e Ausilios qe ka paguar cash per lojtarin vetem 14 milione euro.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.