E FUNDIT – Rafinha largohet nga Barca! Para pak castesh eshte bere me dije se do te transferohet tek…
Ky eshte lajmi i fundit nga Spanja. Nje lajm qe nuk do te beje shume te lumtur tifozet zikalter.
Nderkohe qe Serie A e ka mbyllur merkaton hyrese, skuadrat italiane mund vetem te shesin jashte Italise gjate kesaj kohe.
Zikalterit e mbyllen merkaton hyrese pa bere nje goditje ne mesfushe per skuadren e Spallettit: Modric qendroi ne Madrid hde Rafinha ne Barcelone.
Ky i fundit ka qene shume i kerkuar per shkak te muajve qe kaloi ne Milano ku shkelqeu me bluzen zikalter.
Drejtuesit e Interit nderkohe jane ne pune per te kerkuar qe te gjendet nje skuader per Joao Mario sepse portugezi eshte jashte projektit te Spallettit dhe ne hapat e tij eshte Betis Sevilla, Sevilla dhe Schalke 04.
E pikerisht atehere kur askush nuk e priste, emri i Joao Mario lidhet me ate te Rafinha dhe mund te vije nje e papritur e dyfishte per zikalterit.
Sipas asaj qe po thone ne Spanje, Rafinha eshte shume afer kalimit tek Betis Sevilla.
Babai agjent i lojtarit, Mazinho, ishte sot ne Sevilla per te mbyllur pikerisht kete marreveshje me klubin spanjoll.
Kjo do te ishte nje goditje jo e vogel per Interin dhe mbi te gjitha per tifozet zikalter te cilet kane shpresuar per nje rikthim te Rafinhas ne Milano prej kohesh.
Nje trasferim i brazilinit ne Sevilla do te mbyllte rrugen e transferimit te Joao Marios ne Spanje tek Betis por do te largonte Interin perfundimisht edhe nga Rafinha!