Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

951 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Real Madrid arrin marreveshjen me Thiago Alcantara: Bayern e shet! Lirohet Modric?

E FUNDIT – Real Madrid arrin marreveshjen me Thiago Alcantara: Bayern e shet! Lirohet Modric?
Inter Club Staff

Vijne lajme shume te rendesishme nga Spanja qe mund te pranojne ne menyre indirekte (por jo edhe aq shume…) se Luka Modric mund te jete ne dalje tek Reali i Madridit.

Sipas asaj qe referon Onda Cero, media e njohur spanjolle, Real Madrid ka nje marreveshje totale me Thiago Alcantara, ish-mesfushorin e Barcelones i cili aktualisht tek Bayern Munich.

Thiago nuk shikohet si nje lojtar i pazevendesueshem nga tranjeri i ri Niko Kovac dhe per kete motiv skuadra bavareze nuk e perjashton nje largim te tijin per te pakten 50 milione euro.

Tranjeri i Real Madrid, Julen Lopetegui e njeh shume mire vellain e Rafinhes sepse e ka stervitur tek te rinjte e Spanjes por edhe tek kombetarja e madhe.

Ai e ka cilesuar ate qe ne momentin e pare qe eshte perfolur per nje largim te mundshem te Luka Modric si zevendesuesin perfekt e per me shume ai ka nenshtetesi spanjolle e te gjithe e dime se sa rendesi ka kombetarja ne Madrid.

Thiago Alcantara keshtu mund te jete zevendesuesi natyral i perzgjedhur nga Real per te zevendesuar Modric, gjithmone nese ky i fundit do te binde sot Florentino Perez per ta lene te lire ne drejtim te Interit.

Nderkohe emrat e tjere qe i interesojne Realit jane Eriksen, Milinkovic-Savid por edhe Pjanic.

Ne kete moment po priten konfirmime per Thiago-Real por dicka eshte e sigurt: Reali nuk do te ishte ne kerkim te tij nese Modric do e kishte te sigurt qendrimin e tij ne Madrid.

Priten te reja ne oret ne vazhdim rreth Thiago Alcantara por edhe nga Luka Modric.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.