Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 13, 2022

Scroll to top

Top

1,079 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Real Madrid kercenon ne rruge ligjore UEFA-n per shortin: “Ja cfare po ndodh. Ata kane kerkuar anullimin e…”

E FUNDIT – Real Madrid kercenon ne rruge ligjore UEFA-n per shortin: “Ja cfare po ndodh. Ata kane kerkuar anullimin e…”
Inter Club Staff

Me te vertete nje dite e mbushur me te papritura dhe nje short qe do te mbahet mend gjate per paaftesine e UEFA-s.

Per nje gabim me goglat, UEFA u detyrua sot qe te perserise te gjithe shortin e raundit te 1/8 te Champions League.

Por nderkohe qe nga njera ane ka qene Atletico Madrid, skuadra qe ka kerkuar riperseritjen e shortit, nga ana tjeter ka pasur edhe nga ato klube qe kane qene kunder.

Njera prej tyre eshte Real Madrid, e cila ne shortin e pare kishte kapur skuadren portugeze te Benfices por qe me pas u anullua.

Ja cfare shkruan ANSA ne keto momente: “Real Madrid ka paralajmeruar per nje aksion kunder UEFA-s dhe si minimum ata do te apelojne vendimin e riperseritjes se shortit.”

“Shorti i pare i kishte vene Merengues perballe Benfices dhe kjo eshte nje nga arsyet se pse Real Madrid ka kerkuar apelimin e vendimit.”

“Klubi madrilen i ka bere me dije UEFA-s qe ne momentet e para se nese shorti do te hidhej perseri, do duhej te hidhej pas Benfices dhe Real Madrid.”

“Sipas tyre, deri ne ate moment shorti ka qene i drejte.”. Nderkohe, sipas asaj qe tregon edhe Cadena Cope ne kete moment dhe media te tjera spanjolle, Perez deshiron te shkoje deri ne fund te kesaj historie dhe do te kerkoje anullimin e shortit te dyte per Real Madrid, dicka qe do te sillte anullimin e komplet shortit te dyte dhe rikthimin e perballjeve te para.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.