Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

895 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Vidal-Inter, ja tek jemi: akord total me Bayern: ja shifra e transferimit dhe rroga e lojtarit

E FUNDIT – Vidal-Inter, ja tek jemi: akord total me Bayern: ja shifra e transferimit dhe rroga e lojtarit
Inter Club Staff

Jane kthesat e fundit perpara finishit dhe me pas do te shohim Arturo Vidal me bluzen e Interit.

Lojtari kilien ne fund ka arritur qe deshira e tij te prevaloje dhe keshtu te veshe fanellen zikalter (me te gjitha gjasat keshtu do te ndodhe, me perjashtim te ndonje te papriture).

Decizive ne kete tratative ka qene hapja e rruges nga ana e Bayern Munich per formulen e transferimit: nje huazim me te drejte blerje.

Ne kete pike, Bavarezet do te zgjasin kontraten e lojtarit deri ne 2020 dhe me pas do e shesin ne huazim tek zikalterit.

Totali i shumes qe do te paguhet nga zikalterit do te jete rreth 22 milione euro ndermjet huazimit dhe blerjes.

Nje shifer shume e ulet kjo ne krahasim me 30 milionet e kerkuara ne Frankfurt kur Piero Ausilio u takua me Bayern dhe agjentin e lojtarit.

Nderkohe vete lojtari pritet te perfitoje nje kontrate me 4,5 milione euro ne sezon (nje pjese te vizitave mjekesore mund ti zhvilloje direkt ne Munich).

Keshtu, zyrtarizimi pritet te vije ne oret ne vazhdim dhe Re Arturo duhet te vije ne Milano perpara dites se shtune.

Vidal, per te provuar terrenin ka pasur edhe nje bisede telefonike me Mauro Icardin dhe shokun e kombetares Gary Medel i cili sot eshte tek Besiktas por ka luajtur per tre sezone me Interin.

Te dy ata i kane thene te mos mendohet dy here por te shkoje menjehere tek Interi.

Tani marreveshja eshte arritur dhe transferimi duket i pamundur te mos ndodhe. Shanset qe gjithcka te deshtoje jane afer 0.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.