Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

201 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Vidal operohet me sukses! “Ja ndeshja kur Conte shpreson ta kete ne dispozicion. Ndaj skuadres…”

E FUNDIT – Vidal operohet me sukses! “Ja ndeshja kur Conte shpreson ta kete ne dispozicion. Ndaj skuadres…”
Inter Club Staff

Arturo Vidal eshte operuar kete mengjes ne Istituto Humanitas di Rozzano, ashtu si lexohet ne komunikaten zyrtare te publikuar pak me pare nga Interi.

Nje nderhyrje kirurgjikale “me artroskopi ne meniskun e gjurit te majte” qe eshte bere ne menyre perfekte, ka lajmeruar klubi.

Lojtari pasi ka kryer operacionin, do te largohet nga spitali ne oret e drekes, pra pak me vone, e nderkohe, pas rreth nje jave, do te filloje edhe fazen rehabilituese.

Por nderkohe, La Gazzetta dello Sport, me vone ka dashur te ndalet pak edhe te rikthimi i tij, dhe kur Conte shpreson ta kete ne dispozicion.

“Interi ka bere nje komunikate dje ku ka treguar se lojtari do te operohet sot. Dhe keshtu ndodhu, cdo gje ka shkuar ashtu si ishte parashikuar: mire.”

“Lojtari, pas ndeshjes me Atalanten, ka ndjere nje dhimbje te forte ne gjurin e majte dhe qe ketu ka lindur nevoja per kete nderhyrje.”

“Ky vendim eshte marre shpejt sepse Interi ka dashur te shfrytezoje edhe pauzen e kombetareve qe eshte perpara.”

“Periudha e rekuperimit per nje nderhyrje te tille shkon nga tre deri ne kater jave. Keshtu, Conte po shpreson ta kete ne dispozicion per ndeshjen Inter-Cagliari te dates 11 prill ne San Siro.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.