Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

803 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Wanda Nara e pranon ne transmetim live gjate Tiki-Taka: “Po punojme, ka disa skuadra qe e duan Icardin.”

E FUNDIT – Wanda Nara e pranon ne transmetim live gjate Tiki-Taka: “Po punojme, ka disa skuadra qe e duan Icardin.”
Inter Club Staff

Eshte nje lajm shume i rendesishem ai qe vjen ne keto momente nga Italia dhe normalisht nuk ka si te jete ndryshe: protagonistet jane gjithmone ata, Wanda Nara dhe Mauro Icardi.

Ne keto caste po transmetohet emisioni sportiv ne Italia 1, Tiki-Taka ku normalisht si gjithmone eshte prezente edhe gruaja-agjente e Mauro Icardit.

Vetem pak minuta me pare Wanda Nara ka deklaruar qe Mauro Icardi mund te largohet nga Interi.

Kujtojme qe neser eshte dita e fundit e merkatos ne Itali dhe pas fjaleve te Wanda Nara, duket se me te vertete qe Icardi mund te largohet nga zikalterit.

Wanda ka folur shkurt dhe vetem pak minuta perpara se te largohet nga studio televizive me shpejt se te tjeret me pretekstin se “duhet te punoje”.

Fjalet e saj kane qene: “”Une do te punoj deri ne momentet e fundit kur do te mbyllet merkato. Kush e kerkon Icardin? Ka nje liste me skuadra, jane disa te ndryshme.”

“Per disa prej tyre kemi folur edhe ketu. Raporti me drejtuesit e Interit per mua eshte gjithmone e me i mire.”

“A do te shkoje ne Argjentine? E kam lexuar lajmin, duket shume e veshtire te nderroje kontinent. A do te qendroj ne Europe? Po, mendoj se po. Napoli a mund te shpresoje tek Icardi? Shpresa vdes e fundit.”

Me pas gruaja e ish-kapitenit te Interit eshte larguar nga studio dhe ne keto momente po qarkullon nje ndjesi se Icardi mund te largohet me te vertete brenda dites se neserme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.