Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

395 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Zbulohet per publikun dokumenti sekret i Goldman Sanchs: “Ja si Zhang ja ka dale te mbaje Interin. Tani pritet…”

E FUNDIT – Zbulohet per publikun dokumenti sekret i Goldman Sanchs: “Ja si Zhang ja ka dale te mbaje Interin. Tani pritet…”
Inter Club Staff

Per sa i perket te ardhmes ne nivel shoqerie tek Interi kane ardhur detaje dhe te reja te rendesishme nga faqet e La Repubblica ne Itali.

Ata duket se kane marre ne dore nje dokument konfidencial me 18 faqe nga Goldman Sanchs ku tregohet me perpikmeri menyra se si Interi eshte kujdesur per te mbajtur kontrollin e Interit.

Me sa duket, gjigandi kinez po kerkon nje financues dhe ideja e Zhang eshte ajo qe te qendroje ne krye te Interit duke futur nje aksioner ne minorance ne vendin e LionRock.

“Banka nga New York, e cila eshte perzgjedhur edhe si advisor nga Interi, ka vene ne pjate 31,05 perqind te aksioneve qe jane ne pronesi nga fondi nga Hong Kong ne kete moment.”

“Kuota duket se do te likujdohet nepermjet nje huaje, dhe Lion Rock do te merrte menjehere 33 milione euro cash: diferenca ndermjet 166 milione eurove qe kane vlere aksionet dhe 133 milione eurot qe Suning i ka dhene hua fondit kur bleu aksionet e Interit.”

“Dukshem kjo hua do te sherbeje edhe per te mbuluar te gjitha skadencat ekonomike te Interit, merkaton por edhe rrogat.”

“Si garanci, financuesi i ri do te kete te drejten qe te informohet per cdo operacion mbi 25 milione euro qe ben Interi.”

“Kjo eshte nje siguri ekstra se Interi (ku parate mund te vine si hua nga aksioneret por edhe si rritje kapitali) nuk do te shese asetet e saj me vlere, si puna e lojtareve te mire – nenvizon e perditshmja italiane -.”

“Nderkohe, nje kusht tjeter i garantuar per ata qe do te duan te investojne tek Interi eshte se zikalterit do te luajne gjithmone ne Kampionatin Italian (Serie A, Kupen e Italise dhe Superkupen e Italise) dhe Champions League.”

“Kjo per te treguar qartesisht se rreziku Super League ka kaluar. Por duket se kjo hua eshte nje sasi e madhe oksigjeni per Interin. Dhe gjeja me e rendesishme eshe fakti se Interi nuk ka ndermend te shese lojtare.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.