
E MREKULLUESHME – Icardi barazon rekordin e Adrianos ne Champions!
Vjen fitorja e radhes per Interin por kesaj radhe ne Champions League.
Pas fitoreve radhazi ne Serie A, zikalterit arrijne te kthejne nje disavantazh 1-0 ne favorin e PSV ne nje 1-2 duke bere nje remuntada te vogel me golin e Nainggolan ne pjesen e pare dhe me pas te Mauro Icardit ne pjesen e dyte.
Ka qene pikerisht goli i Mauro Icardit goli i fitores per Interin dhe erdhi si pasoje e nje veprimi teper te bukur te argjentinasit i cili nxori bllof portierin dhe mbrojtesin e PSV.
Keshtu Interi u ngjit ne vendin e pare se bashku me Barcelonen ne Grupin B duke qendruar keshtu plus gjashte pike nga Tottenham dhe PSV.
Por Mauro Icardi ka shenuar edhe ne ndeshjen e pare ndaj Tottenham (goli i mrekullueshem ne ajer) dhe sot e keto te dyja jane dy ndeshjet e para ne karriere per te ne Champions League.
Cfare ka te vecante? Mauro Icardi behet lojtari i pare i historise se Interit qe arrin te shenoje ne dy ndeshjet e para te Champions League me bluzen zikalter qe prej vitit 2004/2005 kur Adriano arriti te bente te njejten gje.
Maurito ka treguar edhe njehere aftesine e tij te shenimit por ne te njejten kohe vazhdon te shkruaje emrin e tij ne historine e Interit cdo dite e me shume.
Tani radhen e ka Barcelona dhe te gjithe shpresojne qe kapiteni zikalter te gjeje perseri rrugen e rrjetes ne ndeshjen me te forte te grupit.