Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

713 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“E pabesueshme, Inter me golin e Milan Skriniar eshte bere skuadra e pare ne Europe per…”

“E pabesueshme, Inter me golin e Milan Skriniar eshte bere skuadra e pare ne Europe per…”
Inter Club Staff

Inter vazhdon te habise me formen e saj dhe me menyren se si arrin te marre rezultat ne cdo situate ku gjendet.

Kjo ka ndodhur edhe me Lazion, ku zikalterit e kane nisur vitin 2022 me nje fitore te bukur, edhe pse me nje rezultat te ngushte.

Por ndonjehere kur nuk eshte e mundur te shenohet shume, rezultati duhet mbrojtur me kujdes dhe Interi e beri kete gje.

Por me sa duket, dicka e bukur eshte arritur ne kete ndeshje dhe gjithcka ka te beje me golin e Milan Skriniar.

Per kete ka shkruar diten e sotme La Gazzetta dello Sport e cila ka zbuluar se si Interi me kete gol ka shkuar ne majen e nje klasifikimi ne Europe.

“Inter ka treguar edhe njehere qe eshte nje skuader teper e forte ne luften ne ajer. Goli i shenuar nga Milan Skriniar ne fakt eshte i 13 me koke ne kete kampionat te Serie A.”

“Zikalterit jo vetem qe jane ne krye ne Itali per kete aspekt, por ne kete klasifikim special, Interi ndodhet e para ne Europe per gola te shenuar me koke ne pese kampionatet me te forta.”

“Nje arritje tjeter e pabesueshme e djemve te Inzaghit ku vertetohet edhe njehere se ai ka revolucionarizuar luften ne ajer te Interit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.