Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,206 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E PABESUESHME – Ja oferta qesharake qe Cagliari i beri Interit ne oret e fundit per Nainggolan: “Vetem nje…”

E PABESUESHME – Ja oferta qesharake qe Cagliari i beri Interit ne oret e fundit per Nainggolan: “Vetem nje…”
Inter Club Staff

Tym i zi, e mbase me i ziu ndonjehere nga ndonje marreveshje merkatoje tek Interi ne kete sezon.

Kjo edhe pse drejtuesit e Cagliarit kane bere qe drejtuesit e Interit te humbasin edhe toruan me propozimin e tyre te fundit.

Keshtu, le ta nisim nga fillimi: Radja Nainggolan nuk eshte kthyer te Cagliari dhe nuk do te luaje me ta ne kete sezon.

Ose te pakten deri ne dimer, ai do te mbaje veshur fanellen e Interit. Edhe pse ne fillim u mendua nje transferim i tij ne ishull, gjithcka ka deshtuar.

Tratativa me Interin ka deshtuar keqazi dhe keshtu Cagliari eshte ajo qe ka humbur me shume ne kete mes duke qene se ne mesfushe ka dicka qe i mungon.

Por pse deshtoi gjithcka? Kete mundohet ta shpjegoje Calciomercato.com:

“Me sa duket, propozimi i fundit i Cagliarit ka cuditur dhe cmendur ne te njejten kohe Beppe Marotten qe nuk i ka besuar syve dhe vesheve.”

“Nderkohe qe Interi ja kishte bere kushtet te ditura me kohe atyre, ata diten e sotme, ne oret e fundit te merkatos (2:30 minuta perpara se te mbyllej per te qene te sakte), edhe pse e dinin se Interi e shiste lojtarin vetem ne menyre perfundimtare, kane bere oferten e tyre te fundit.”

“Cfare oferte? Per te mos e besuar: nje huazim pa te drejte blerje per nje sezon te vetem, ku Cagliari do te paguante vetem rrogen e tij.”

“Po Interi? Ne kembim nuk do te merrte asgje, vetem rroga e tij do te ishte marre persiper nga klubi i Giulinit. Dicka komplet e ndryshme nga sa ishte diskutuar keto dite.”

“Kjo levizje eshte pare me shume sy te keq nga Beppe Marotta dhe Piero Ausilio, te cilet e kane refuzuar menjehere.”

“Marotta e ka cilesuar kete levizje edhe si nje “shantazh” ndaj tij dhe klubit zikalter, sepse Cagliari ka pritur momentet e fundit te merkatos per te bere kete oferte dhe ka tentuar qe ta vere Interin me shpatulla pas murit per dy arsye.”

“E para ka te beje me deshiren e Nainggolan per tu larguar, qe ishte e njohur.”

“Ndersa e dyta ka te beje me nevojen e Interit per te shitur lojtarin qe te bente vend per nje lojtar tjeter ne merkato.”

“Por Interi nuk ka rene pre e asnje provokimi apo shantazhi nga ana e Cagliarit, duke refuzuar keshtu oferten e tyre.”

“Kjo oferte ka qene qesharake dhe dashakeqe ne thelb, duke tentuar qe Marotta dhe Ausilio te viheshin ne nje pozicion teper te disavantazhuar.”

“Por me sa duket, Suning ka qene e qarte me te gjithe: asnje qindarke me pak per Nainggolan. Cdo lojtar ose largohet per vleren e tregut, ose nuk behet asgje.”

“Minusvalenca nuk duhet te jete fjale ne fjalorin zikalter.”

“Tashme Radja do te qendroje ne Milano dhe do te tentoje qe te fitoje nje pozicion te mire ne skuadren e Interit ku do i duhet jo pak pune.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.