Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

925 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E pabesueshme: Marka e Interit, rritje rekord. Ja ne cfare vendi jane tashme zikalterit ne Europe! Merkato…

E pabesueshme: Marka e Interit, rritje rekord. Ja ne cfare vendi jane tashme zikalterit ne Europe! Merkato…
Inter Club Staff

Klasifikimi i markave futbollistike europiane eshte rifreskuar dje: e pabesueshme vertete rritja e Interit qe gjendet tashme ne vendin e 13 me nje rritje prej 100% (dyfishin e vleres) nga 2017 ne 2018. 

Kete gje e ka evidentuar Brand Finance e cila nenvizon se si ardhja e Suning ka ndikuar ne kete rritje teper te madhe te klubit qe ka kaluar nga 151 milione ne 389 milione euro.

Pak me shume se trefishi i kohes se Erik Thohir.

“Interi i grupit Suning ka nje marshim Championsi. Sa per te thene: nje vit me pare ishte ne vendin e 28 dhe tani eshte shume afer Juventusit e cila me Cristiano Ronaldon eshte ne vendin e 11, edhe pse te gjitha jane larg skuadrave angleze.”

Ket shkruan sot Gazzetta dello Sport e cila vazhdon”

“Tottenham, rivali i zikalterve pas 9 ditesh, eshte  ne vendin e 10  me 626 milione euro.”

“Por te ndalemi pak te Interit: rritja e zikalterve eshte per rekord. Vlera pothuajse e dyfishuar, vetem Liepzig ne Europe eshte rritur me shume.”

“Ajo qe do te thote kjo gje ne praktike, eshte shume e thjeshte per tu shpjeguar.”

“Sot ne europe zikalterit jane nje skuader pa shume eksperience (duke llogaritur prezencate e lojtareve, folem edhe dje per kete), por nga ana ekonomike-financiare, Interi eshte rikthyer te jete nje nga skuadrat me te rendesishme ne europe.”

“Rritja e markes ka nje vlere teper te madhe sepse ne 2019 do te mbaroje edhe settlement agreement, do te rritet akoma me shume dhe mund te kete ndikim direkt ne merkaton e Interit.”

“Ndryshimi i hapit te Interit ne kete aspekt vihet re akoma me shume nese krahasohet epoka e Thohir me ate sot.”

“Por te kujtojme qe Thohir ka ende 31% te klubit dhe juristet e paleve po mendojne nje menyre se si te kalojne edhe keto aksione te mbetura ne duart e Suning.”

“Kjo sepse Zhang deshiron te kete ne kontroll te gjithe Interin. Por vleresimi i Thohir per aksionet e tij ne kete moment eshte sa dyfishi i vleresimit ne 2016.”

“Gjithesesi, nderkohe qe do te kete kohe per tratativa per aksionet,  dicka eshte e sigurt dhe shume e qarte: Ky Inter po rritet ne fushe dhe jashte saj.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.