Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | May 25, 2019

Scroll to top

Top

626 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E PABESUESHME – Ne derby Curva Nord nuk eshte lejuar te kete koreografi: ja arsyeja e vendimit

E PABESUESHME – Ne derby Curva Nord nuk eshte lejuar te kete koreografi: ja arsyeja e vendimit
Inter Club Staff

Eshte nje nga ato rastet kur shprehja “e pabesueshme por e vertete” shkon shume me situaten. 

Me sa duket do te kete nje derbi i Milanos pa koreografi nga ana e Curva Nord, tifozerise ultrase zikalter qe ka dominuar derbin per sa i perket tifozerise prej shume vitesh tashme.

Sipas asaj qe komunikon grupimi ultras i Interit nepermjet website-it zyrtare me nje komunikate publike, ata nuk jane lejuar ta shpalosin koreografine e tyre ne derbi.

Ja komunikata e tyre ne shqip:

“Te tronditur dhe te habitur per kete gje, po reagojme pas vendimit te GOS (Grupit Operativ te Sigurise).”

“Ate qe pergatitem me te gjithe zemren tone per te kujtuar Deden tone (ka qene nje koreografi per ultrasin e vrare nga Varese), nuk eshte lejuar qe te futet dhe te shpaloset ne stadium. GOS e ka ndaluar dhe nuk ka dhene lejen perkatese.”

“Per ne mbase kjo ka qene koreografia me e rendesishme ndonjehere. Na vjen vetem peshtire. Na ben keq si dreqi ky vendim. Sa inat dhe sa e shpifur por na vjen edhe gjynah.”

“Kjo sepse eshte mundesia e disa te e humbur nga ana e tutoreve te sigurise qe edhe njehere nuk tregojne nje ane njerezore. Tek ata kjo ane nuk ekziston.”

“Ne futboll duhet te kene perparesi tifozet. Eshte pikerisht zemra e tyre dhe pasioni i tyre qe e mban gjalle kete sport.”

“Keto nderhyrje te pandershme nga ana e forcave te sigurise nuk duhet te pranohen e as lejohen ne boten e futbollit.”

“Pertej cdo gjeje, dede eshte me ne ne cdo moment. Ky eshte nje lum i fuqishem qe sdo mund ta ndalin dot kurre. CN69.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.