Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

232 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E pabesueshme: pas rifillimit te kampionateve, ne Europe me mire se Sanchez ka bere vetem Messi: ja shifrat!

E pabesueshme: pas rifillimit te kampionateve, ne Europe me mire se Sanchez ka bere vetem Messi: ja shifrat!
Inter Club Staff

Nder notat me pozitive te Interit ne periudhen post-lockdown, eshte padyshim nje njeri: Alexis Sanchez.

Lojtari ka lene pas shpines nje demtim te gjate qe e ka kushtezuar ne pjesen e pare te sezonit dhe eshte rikthyer te jete shume efektiv me skuadren zikalter.

Ai ka treguar vleren e tij ne ndeshjet e fundit duke bere qe shume tifoze te deshirojne blerjen e kilianit ne sezonin e ri.

Por pertej dy golave te realizuar me Interirn, Sanchez eshte bere shume deciziv edhe ne versionin assistman.

Sanchez ka dhene ndaj Romes assistin e avantazhit te De Vrij, dhe ka arritur ne kuoten e 7 pasimeve fitues per shoket e tij.

Numra shume te rendesishem keto per Nino Maravilla, deri ne ate pike – nenvizon Opta – sa me mire se ai pas rifillimit te kampionateve ka bere vetem nje njeri (qe te gjithe e quajne jashtokesor): Lionel Messi.

Argjentinasi i Barcelones ka dhene 9 assiste kete sezon dhe ka qene me i miri duke llogaritur Bundesliga, Serie A, Liga dhe Premier League.

Ky keshtu eshte nje sinjal i forte dhe i qarte se si Sanchez tek Interi eshte rikthyer ai i forti i koheve me pare. Prandaj tema e blerjes se tij nga zikalterit eshte shume e nxehte e pritet qe negociatat te zgjasin disa jave.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.