Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

290 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“E pabesueshme por e vertete: Lautaro vetem nje hap larg Eto’o: nese shenon prape, ai…”

“E pabesueshme por e vertete: Lautaro vetem nje hap larg Eto’o: nese shenon prape, ai…”
Inter Club Staff

Lautaro Martinez duket se ka marre Interin per dore dhe nuk deshiron te ndalet me, sidomos pas largimit te Romelu Lukakut.

Per kete gje ka folur sot Tuttosport, gazeta torineze, e cila ka treguar se si El Toro ka ditur edhe me pare te dale nga hija e te tjereve.

“Kur ai erdhi tek Interi kishte perpara nje lojtar si Mauro Icardi dhe kaloi nje sezon pothuajse si zevendesi i tij.”

“El Toro futej ne fushen e lojes me shume deshire edhe atehere dhe tregonte se kishte shume talent, por vendin e titullarit me skemen e Spallettit e kishte te pamundur ta zinte.”

 

“Keshtu, tashme eshte radha te zere vendin e Lukakut pasi ka zene ate te Mauritos. Ai ka 10 ne fanelle por tashme eshte bere nje 9 ne te gjitha efektet.”

“Fale lojes se madhe qe ben Dzeko per te duke u kthyer edhe prapa, tashme Lautaro ka me shume mundesi dhe shanse per te shenuar.”

“Ne Argjentine ai ka luajtur pyke prej shume kohesh dhe me se fundmi ka marre pjese ne Kupen e Amerikes si titullar i qendres se sulmit.”

“Pergjegjesite natyrisht jane te ndryshme por sjellin edhe benefite me te medha: me rolin e ri, Lautaro do te marre edhe nje rroge te re shume me te larte.”

“Nderkohe, Lautaro ka mberritur ne kuoten e 50 golave me fanellen e Interit ne Verona dhe ka shkuar ne 52 gola ndaj Bolognas. Edhe nje gol tjeter dhe ai do te kape legjenden Samuel Eto’o. Jo pak, apo jo?”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.