“E sigurt: Milani me mire se Interi dhe Higuain me i mire se Icardi. Kjo eshte e verteta per…”
Dejan Savicevic sot eshte numri nje i futbollit malazez por nuk e harron te kaluaren e tij tek Milani dhe tek Gazzetta dello Sport flet per derbin, Milanin por edhe Interin.
Keto kane qene fjalet e tij per Gazzettan:
“Milani luan nje futboll te bukur dhe eshte ne rritje. Higuain ka filluar te shenoje dhe e merr perdore skuadren. Suso jep assist. Super dyshe. Ndeshjet e fundit me kane bindur: jane ne super forme per Interin, luajne shume me mire se Interi.”
Pra ti shikon Milanin favorit perpara Interit?
“Derby eshte i paparashikueshem, mund te ndodhe gjithcka. Shikoni Interin: me ka surprizuar. Spalletti eshte nje tranjer i madh por e nisi me nje krize rezultatesh dhe loje. Pastaj u rikthye ne kembe. Ndaj Spal jane treguar cinik, kane pasur shume fat me ate penallti dhe me dy gjuajtje kane fituar. E sigurt: Milanin e shoh fitimtar sepse luajne me mire se Interi. Kjo eshte e verteta sipas meje.”
Dy gjuajtje dy gola Icardi. Me mire ai apo Higuain?
“Jane dy sulmuesa te ndryshem. Per mua eshte me i mire Pipita sepse ben shume gola, jep assiste dhe ndihmon skuadren. Icardi finalizon mire, por skuadren nuk e ndihmon.
Meqe po flasim per goditje, Juventusi ka blere Ronaldon…
“Do te fitojne kampionatin dhe do e fitonin edhe pa CR7. Tani eshte zhbllokuar dhe po shenon. Cdo gje eshte me e thjeshte.”