
Eder do te jete ‘jokeri’ per te arritur tek Bruno Peres? Ja ideja e Interit…
Eder celesi per te arritur tek Bruno Peres i Torinos? Po, dhe ky lajm vjen sot nga mediat Italiane.
Mbi mbrojtesin e krahut te Torinos eshte hedhur ne sulm gjysma e Europes (te pakten sipas agjentit te tij) dhe prandaj Torinezet kerkojne 25 milione euro pavarsisht nje gjysme te dyte te sezonit jo dhe aq te mire. Interit, Bruno Peres i ka pelqyer gjithmone dhe nuk eshte e thene qe nje tentative per te, natyrisht edhe me ndihmen e Suning, nuk do te behet vertete.
Si? Mediat ne Itali shpjegojne: “Mund te perdoret si ‘karte shkembimi’ sulmuesi Eder, nje sulmues krahu superior nga mestarja ne Serie A dhe mbi te gjitha Mihajlovic e njeh mire duke qene se e ka pasur tranjer dy sezone me pare me bluzen e Sampdorias. Interi e ka edhe nje vit tjeter ne huazim Eder dhe ne 2017 eshte bere marveshja qe te paguhet, e keshtu mund te ndodhe dhe nje shkembim huazimesh e ne 2018 duke shtuar edhe para ‘cash’ mund te behet. Ndjesia e pare eshte se Eder eshte nje profil mjaft interesant per deshirat e Mihajlovic, por e vetmja ndalese per kete operacion eshte tradita e presidentit te Torinos Cairo: preferon vetem para te thata, ne dore.”
Me pak fjale, e gjithe tratativa eshte shume komplekse. Por merkato eshte ende shume e gjate.