Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 10, 2018

Scroll to top

Top

835 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Eder drejt Kines, e pret Jiangsu Suning: ja sa pritet te perfitoje Interi

Eder drejt Kines, e pret Jiangsu Suning: ja sa pritet te perfitoje Interi
Inter Club Staff

Eder Citadin Martins duket se nuk eshte aspak ne planet e Interit per sezonin qe sapo ka nisur dje. 

Lojtari italian me origjine braziliane, nuk shihet nga Spalletti as si titullar as si zgjedhje e dyte sepse perpara tij ka lojtare si Lautaro Martinez apo Matteo Politano tashme ne skuader.

Eder u mendua ne muajin qershor se do te shitej ne momentin kur kishte filluar vala e shitjeve per te ndihmuar kasat e Interit me plusvalenca, por kjo gje nuk ndodhi.

Mendohet se deri me tani Eder ka refuzuar dy destinacione spanjolle ku nder to eshte edhe Valencia sepse nuk eshte dakort me rrogen por as nuk deshiron te largohet nga Milano.

Gjithesesi, duket se Interi i ka komunikuar atij vendimin e shitjes dhe ai ka marre kohen e tij per te vendosur se ku te shkoje.

Por sipas asaj qe thone ne Itali sot, per Eder jane dite te nxehta:

“Dite te rendesishme per Eder. Lojtari italian mund te perfundoje tek Jiangsu Suning.”

“Po, pikerisht tek skuadra e Suning ne Kine. Ne kete operacion mendohet se do te vendose shume edhe ndihma e familjes Zhang.”

“Eder do te largohet nga Interi e do te kete nje rroge shume here me te larte se ajo qe merr tani ne Milano edhe pse ai ka deklaruar se nga Interi nuk do te levize. Interi mendohet se do te perfitoje nga kjo marreveshje diku tek 10-15 milione euro.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.