Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

426 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Eder nuk permbahet dhe paralajmeron Interin: “Degjoni se cfare me kane bere mua ne Kine. Uroj qe Interi te mos…”

Eder nuk permbahet dhe paralajmeron Interin: “Degjoni se cfare me kane bere mua ne Kine. Uroj qe Interi te mos…”
Inter Club Staff

Edhe njehere tjeter Eder Citadin Martins nuk ka perdoru fjale te mesme ne sulmin e tij ndaj Suning, pronares se Jiangsu ku ai ka luajtur per dy sezone me radhe.

Lojtari ka arritur te fitoje edhe kampionatin ne Kine viti ne fundit, por menjehere pasi kjo ndodhi, skuadra u shkri dhe lojtaret nuk kane marre rrogat.

Kjo gje dihet tashme prej kohesh dhe Eder nuk eshte se ka folur dje per here te pare per kete ceshtje te rendesishme.

Por duket se ai eshte frymezuar nga marreveshja me e fundit e Suning me Oaktree per financimin tek Interi.

Ja cfare ka shkruar ai: “Degjoni ate qe me ka ndodhur mua. Shpresoj shume qe parate te perdoren edhe per Jiangsu FC. Keshtu do te paguhemi edhe ne.”

“Por shpresoj shume qe edhe Interi qe pasi ka fituar kampionatin te mos perfundoje si puna e jone duke pare qe Suning ka qene edhe atje.”

“Ne pasi kemi fituar kampionatin, nuk kemi marre 8 muaj rroge dhe nuk kemi marre as taksat mbrapsht per muajt e tjere dhe bonuset nuk po i llogaris fare.”

“Pervec se nuk na dhane mundesi te iknim perpara kohe, ata na kane mbajtur pa paguar. Nderkohe, sot me shume se 50 punonjes jane ne shtepi pa asnje rroge per vete dhe familjaret e tyre. Ne Europe eshte me e lehte te besh figure te mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.