Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,697 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Eder: “Sekreti? Puna dhe sakrifica. Duhet të vazhdojmë përpara kështu. Kundër Juves…”

Eder: “Sekreti? Puna dhe sakrifica. Duhet të vazhdojmë përpara kështu. Kundër Juves…”
Rinor Sopaj

Pas fitores kundër Pescaras me rezultat 3-0, Sky Sport ka intervistuar autorin e golit të tretë të zikaltërve, sulmuesin Eder.

“Sekreti? Mendoj që është puna dhe sakrifica e të gjithëve. Trajneri na ka thënë fjalë të mira, na ka thënë që jemi të fortë por se duhej diçka më shumë. Tani t’i bëjmë presion të gjithëve, ta bëjmë një punë të rëndësishme. Jemi rritur shumë. Në qoftë se skuadra luan mirë atëherë edhe individët luajnë mirë dhe kanë besim. Edhe kush nuk luan shumë futet në lojë dhe bëhet vendimtar. Kemi besim, nuk është e lehtë t’i bësh shtatë fitore radhazi në Serie A. Çdo ndeshje është e madhe. Kundër Juves? Ata janë një skuadër e fortë, do të jetë një ndeshje e bukur dhe do të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme. Mirëpo tani e ka radhën përballja me Lazion dhe duhet të mendojmë për Kupën”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.