Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

816 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Eder shperthen kunder Suning: “Na kane mashtruar per gjithcka. Na mbyllen ne nje hotel dhe…”

Eder shperthen kunder Suning: “Na kane mashtruar per gjithcka. Na mbyllen ne nje hotel dhe…”
Inter Club Staff

“Jane te gjithe mashtruesa”. Menjehere pas shkrirjes nga ana e Suning te Fc Jiangsu, klubit te futbollit ne Kine, Alex Teixeira nuk perdor fjale te mesme per ti pershkruar ata.

Ai eshte kapur jo vetem me klubin, por edhe me Suning per ate qe ka ndodhur ne muajin e fundit ne Kine.

Nderkohe, menjehere pas tij ka folur edhe Eder, ish-lojtari i Interit, qe gjithashtu nuk ka perdorur aspak fjale te buta.

“Suning nuk do te vazhdoje te investoje ne futboll. Kane treguar nje mungese respekti te theksuar ne drejtim te stafit dhe lojtareve.”

“Thjesht na kane lene pa rroga dhe na kane ndaluar qe te luajme per klube te tejra. Ne kemi bere nje gje te madhe per Suning Group, por nuk kemi marre mbrapsht trajtimin qe meritonim.”

“Nese grupi Suning do te falimentoje, edhe mund ta kuptoj. Por keshtu jo. Na kane mbyllur ne nje hotel per muaj me radhe.”

“Emri i Suning eshte i degjuar ne te gjithe boten, por ne kemi marre nje trajtim pa asnje respekt ne kembim.”

“Drejtori sportiv na ka thene gjithmone se cdo gje do te shkoje mire, por doli qe na ka mashtruar te gjitheve. Ai e te gjithe te tjeret na kane mashtruar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.