Edhe Cambiasso shume i ashper me zikalterit: “Nuk e pres kete gje nga Interi: Shakhtar mori zemer qe ne momentin kur…”
Esteban Cambiasso, ne lidhje direkte per Sky Sport nga Parisi ku ka pare nga afer ndeshjen e PSG, ka folur edhe per Interin.
Ai eshte treguar shume i ashper me skuadren zikalter dhe me mungesen e rezultatit te djemve te Inzaghit ne Kiev.
Cfare i ka munguar Interit?
“Nuk kam mundur ta shoh te plote, por nga ajo qe pashe ne rastet e para ne pjese ne pare, traversa e Barelles apo rasti i Dzeko, i ka munguar te qenit konkret.”
“Shakhtar me pas ka pasur kontrollin e topit dhe ata me topin ne kembe jane nje skuader shume e rrezikshme.”
“Kane lojtare me kualitet, shume braziliane dhe ne e dime se cfare rreziqesh mund te krijojne ata nese kane hapsira perballe.”
“Sipas meje Inter nuk ka bere mire, duhet te beje shume me mire ne nivelin e shfrytezimit te rasteve. Eshte nje problem per tu rregulluar ky.”
“Shakhtar mori zemer pikerisht nga rastet qe humbi Interi. Ata u motivuan nga keto raste te humbura dhe tentuan te fitonin ndeshjen.”
PSG-City i sheh ne finale?
“Per mua PSG ka bere shume mire sot por si loje tre magjikeve qe kane perpara ne sulm i mungon dicka.”
“Nuk eshte e thjeshte te behen parashikime tani. Nese do te mendoj per ndeshjen e sotme, shoh City perpara si loje. Por nga ana tjeter jane fenomenet.”