Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,230 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Edhe njehere tjeter eshte Bologna ne fatin e nje braziliani Interist: Dje Ronaldo, sot Gabigol. Ideja e De Boer…

Edhe njehere tjeter eshte Bologna ne fatin e nje braziliani Interist: Dje Ronaldo, sot Gabigol. Ideja e De Boer…
Inter Club Staff

Eshte Bologna ajo qe bashkon Ronaldo Fenomenin dhe Gabriel Barbosa.

Shume njerez – i fundit Tronchetti Provera – kane tentuar ta afrojne talentin brazilian te sapoblere nga Interi me Fenomenin, edhe pse jo vetem per ceshtje futbollistike (edhe pak marketing), sic ndodhi ne prezantimin e Priellit. Por Ronaldo mbetet nje alien dhe vetem fusha do e tregoje nese Gabigol do te afrohet ndonjehere me ato nivele. Nderkohe, sic nenvizon Gazzetta dello Sport, Bologna eshte ne fatin e Gabigol ashtu sic ishte edhe per Ronin, qe pikerisht ndaj kuqebluve shenoi golin e tij te pare me bluzen zikalter (ne ndeshjen e dyte te kampionatit 1997-1998).

Gabigol, te pakten deri ne shkurt, nuk do te luaje ne Europa League, por qe e ka mare seriozisht duket nga gjerat qe ben: eshte stervitur pa pushim keto dite (madje edhe dje kur shoket i kishte pushim), dhe ka mare ne pune nje fizioterapist personal – lexohet ne te perditshmen Italiane -. Keto gjera kane rene ne sy mjaft per mire tek drejteusit e Interit, qe ishin kurioz te shikonin nga cfare ‘brumi’ ishte i bere lojtari i ri brazilian qe sapo ka ndryshuar jetese. Idea e Interit dhe e De Boer eshte ajo qe ai te perfshihet ne skuader gradualisht. Me pak fjale, duhet okazioni i duhur si per djaloshin qe te mos kete presion por edhe per respekt te atyre qe jane stervitur ne skuader qe nga Gushti. Ndeshja e pare si zikalter mund te vinte edhe ne Empoli nese Interi do te kishte mbyllur ndeshjen me goline trete. Por nese ai do te debutoje ose jo ndaj Bolognes do te varet krejtesisht nga shoket e skuadres. Edhe sepse Frank De Boer mund te heqe disa minuta Icardin, lojtarin qe ka vrapuar me shume se kushdo tjeter ne Serie A nga lojtaret e Interit por edhe ne prag te ndeshjes delikate ne Prage. Pas saj do te vije nje tjeter ndeshje dritherimash ne Rome, perpara pushimeve te kombetareve. Keshtu, debutimi i Gabigol rrezikon te behet edhe me 16 tetor kunder Cagliarit, nese ai nuk luan neser.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.