Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,204 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Edhe tifozeria juventine i bashkohet te tjerave. Lufte e hapur mes Ultrasve dhe Federates…

Edhe tifozeria juventine i bashkohet te tjerave. Lufte e hapur mes Ultrasve dhe Federates…
Xhorxh Gellci

Pas komunikatave te Curva Sud te Milanit si dhe Curva Nord Interiste, pas vendimit te Gjykates Sportive per te mbyllur stadiumin Giuseppe Meazza per Milan-Udinese, para pak minutash ka ardhur edhe pergjigja zyrtare e Ultrasve te Juventusit.

Ky eshte mesazhi zyrtar i Curva Sud juventine:

Grupet Tradizione – antichi valori – Fighters – Curva Sud Scirea, duke ju kundervene masave te marra nga Gjykata ne lidhje me “koret shprehes te diskriminimit territorial” kundrejt shoqerise Milan dhe tifozerise te saj, duke i quajtur vetem si nje mekanizem te pavlefshem per te diskriminuar vetem popullin tone ultras, duke mohuar shprehjen e lire te mendimit, e fton te gjithe tifozerine juventine, me rastin e transfertes te Firences te 20 tetorit te kendojne koret e famshme te “diskriminimit territorial. U bejme thirrje gjithe tifozereve t’i bashkohen protestes tone duke nxjerre banderola dhe duke kenduar koret e lartpermendur ne te gjitha stadiumet te premte 18, te shtune 19 dhe te diel 20 tetor 2013. 

Le te mos qendrojme pengje te atyre qe jane raciste dhe diskriminues ne rradhe te pare. Te gjithe se bashku mund t’ja dalim!

Pra edhe ultrasit juventine shprehin qarte mbeshtetjen e tyre per levizjet e tifozerive te organizuara, te cilat arriten kulmin me veprimin e tifozerise napolitane. Mesa duket, ne javen e ardhshme te kampionatit do te kemi nje lufte te hapur mes tifozerive ultras dhe Federates. Ngelet per t’u pare si do te reagoje Gjykata Sportive, pasi duket se koret do te kendohen nga te gjitha tifozerite.

Per te lexuar me teper per kete situate dhe te gjitha ngjarjet ne rend kronologjik, klikoni ketu.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.