Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

213 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Edin Dzeko zbulon gjithcka dhe sfidon Juventusin: “Ja pse zgjodha Interin. Te dielen kush humbet…”

Edin Dzeko zbulon gjithcka dhe sfidon Juventusin: “Ja pse zgjodha Interin. Te dielen kush humbet…”
Inter Club Staff

“Une ne fushe nuk jam Dzeko. Jam Edin, jam djaloshi qe ka filluar te luaje futboll sepse nuk mund te bente dot gje tjeter vecese te vraponte prapa nje topi.”

“Ja, per mua ky eshte futbolli: cmendem sa here shoh nje top. Dua te vrapoj pafund, ta prek sa me shume, te shenoj”.

Keshtu shprehet Edin Dzeko, autor i nje interviste te gjate per La Gazzetta dello Sport, te cilen FcInter1908 e zbulon pjeserisht ne sajtin e saj.

“Inter-Juventus? Eh, eshte nje nga ndeshjet me te rendesishme qe ekziston ne futboll. Per mua eshte nje krenari.”

“Ne loje ka pike te rendesishme. Kush humbet, nuk humbet vetem tre pike. Nuk ke nevoj te shpikesh dicka per kete ndeshje. Duhet te ndalim cdo gje qe ata bejne mire. Pra, kundersulmin.”

Kush humbet rrezikon shume? Do te thote te mbesesh prapa vendit te pare potencialisht 10 ose 13 pike: eshte nje ndeshje decizive?

“Kampionati nuk fitohet ne tetor apo ne nentor. Inter dhe Juventusi e dine mire. Por nese humb pike te tjera tani, filllon te behet e veshtire shume te rekuperosh.”

Si jetohet me hijen e Lukakut dhe paralelizmin e perhershem me te?

“Ai ketu ka bere gjera te medha, Interi duhet ti thote faleminderit, ka sjelle nje Scudetto bashke me Conten.”

“Pastaj ka bere zgjedhjen e tij. E une me ndershmeri ju them se jam mesuar te shoh vetem perpara, jo prapa.”

Flitet shume per diferenca mes jush. A ka dicka qe ju bashkon?

“Po, numri i fanelles…”

Vazhdojme me paralelizmat: Inzaghi ka dicka nga Mou?

“Mou niset nga nje skuader solide dhe e zhvillon lojen ne menyre te ndryshme. Inzaghi dashuron me shume lojen sulmuese.”

Pse zgjodha Interin?

“Sepse me ka bindur cdo gje qe prej dites se pare. Por mbi te gjitha me Interin dua te fitoj, dicka qe nuk e kam bere keto vite dot me Romen.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.