Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

876 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

EDITORIAL – Tribuna e Nderit

EDITORIAL – Tribuna e Nderit
Inter Club Staff

Përplasje ndërmjet klubeve dhe lojtarve kanë ndodhur shumë. Dhe praktikisht të gjitha kanë përfunduar me ndarje pak a shumë te këqija.

Pastaj është Mauro Icardi, i cili nuk do që të jetë kurrë banal. Beppe Marotta dhe Antonio Conte ishin të qartë, argjentinasi nuk do të veshë më fanellën e Interit në ndeshje zyrtare. Edhe lulet në vilën e tij në Como e kuptuan këtë, por jo ai.

Nga maja e një krenarie të pakufishme, Mauro ka vendosur fatin e tij. Ai nuk dëshiron që  t’ja imponojnë. Edhe nëse kosto është dy vjet në tribunë që ndoshta do t’i jepte fund karrierës së tij në nivele të larta.

Megjithatë, ky risk nuk duket se e ka tronditur e aq shumë. Rast i precedentit Suning me Ramires është i pa dobishëm, sepse Mauro padyshim ka prioritete të tjera.

Për shembull, qëndrimi në Milano, në shtëpinë e re që ai prezantoi me krenari në rrjetet sociale, pranë gruas dhe pjesës tjetër të familjes së tij të madhe. Kështu duke hedhur poshtë ofertën e një Napoli që, përveç se e paguan goxha mirë, është i gatshëm ta ngrejë aq sa ta vendosë në qendër të një projekti ambicioz.

Nuk bëhet, Vesuvio është shumë larg nga Duomo dhe nga super investimi i fundit afër, edhe  selisë së Interit. Më mirë Mole Antonelliana dhe Juventus, me të cilin ka një marrëveshje prej muajsh thuhet për të cilën Argjentinasi është i gatshëm të presë deri në ditët e fundit të merkatos (në fund të fundit, Milano-Torino bëhet shpejt).

Një pritje që mund të rezultojë zhgënjyese, për dy arsye të thjeshta: Marotta nuk do ti bëjë ulje bardhezinjëve,duhen të paktën 70 milion tani që me ardhjen e Sanchez një shkëmbim i mundshëm me Dybala ka humbur disi rëndësinë (edhe pse… ) së dyti, vështirësia e Paratici në shitjen e të paktën dy prej sulmuesve ende në ekip për ti bërë vend  Mauritos dhe të mbledhë një shumë parash të mund të bindë Interin.

Sepse nëse plani ishte të pritnin ditët e fundit të mërkatos për ta marë më ulje, tani situata ka ndryshuar paksa. Deri në atë pikë sa, ndërsa shpresojnë ta shesin diku tjetër, drejtuesit zikaltër nuk do të bien pre e presioneve dhe do të ishin të gatshëm ta linin qetësisht jashtë projektit. Në Tribunë, e përkthyer me fjalë të thjeshta.

Marotta është duke u përpjekur prej javësh të gjejë një ekip për të shitur Icardin, por deri tani vetëm Napoli nuk ka marrë një jo të fortë. Një PJO jo shumë e bindur, më shumë edukative përballë një oferte që nuk do të zgjasë përgjithmonë.

Në kokën e ish numrit 9 (tani numri 7) ekziston para së gjithash dëshira për të qëndruar dhe për të luajtur ato pak shanset e mbetura për të bindur Conten. Skenar i pamendueshëm, ashtu edhe riintegrimi i tij ne ekip, do të ishtë një humbje bombastike për Interin, që  në këtë çështje luan shumë më tepër sesa zhvlerësimi i një pasurie.

Hapat pas nuk janë planifikuar, jemi përballë një përplasjë kokë më kokë, që ka të ngjarë të zgjasë edhe përtej afatit të mbylljes së merkatos më 2 shtator, edhe jashtë zyrave të Interit (çdo të dielë Wanda do të ketë megafonin e TV për të shprehur ‘mendimin’ e saj).

Pak  rëndësi ka, krenaria e shtyn Icardin në rrugën e tij: Milano ose Torino. Dhe kundër gjithë sensit logjik (në Napoli për shembull mund të arrinte edhe hakmarrjen sportive), përshtypja  është se nuk do të lëshojë asnjë milimetër. është çështje nderi, jo thjesht profesioni.

Por është një nder, kokëfortë, gati mazokist, i cili nuk i kushton vëmendje pasojave vetëm e vetëm të arrihet qëllimi. Dhe në këtë situatë fatkeqe, Icardi dëshmon se është vite dritë larg nga modeli futbollisti klasik profesional, i cili kurrë nuk do të pranonte të hiqte dorë nga karriera për dy vjet vetëm për të fituar kënaqësi personale. Humbja e vërtetë për të do të ishte qëndrimi në klubin aktual.

‌Sidoqoftë, për Interin, lajmi pozitiv është se me ose pa shitjen e tij merkato në hyrje është pothuajse e përfunduar, edhe pse kishte nga ata që menduan se sulmuesi do të bllokonte gjithçka.

Sigurisht, një shitje e tij për një vlerë të madhe do të hapte skenar më ambicioz, por nuk është më aq e nevojshme. Marotta mund të marrë luksin për të kundërshtuar çdo qasje të Juventusit që konsiderohet e pamjaftueshëm dhe mbështesë vullnetin e argjentinasit për të mos u çmontuar nga Milano.

Por pyetja që duhet të shtrohet është: pa shiritin e kapitenit, pa një vend në ekip, pa dashurinë e tifozëve, pa as numrin 9 me të cilin po ndërtonte një markë, çfarë kuptimi ka kjo rezistencë e ngushtë? A ndikon shtëpia në  çdo zgjedhje? Dhe nëse ai bëhet Juventin ose qëndron në luftë të hapur me klubin, si mund të jetojë në një qytet që nuk e do më dhe, me të vërtetë?

Pyetje të ligjshme, nuk do të ishte Icardi, i cili mesa duket është në gjendje të jetojë paqësisht edhe pa futboll.

Shpresa është se, në një situatë humbje-humbje si kjo, dëmi kolateral nuk është në mënyrë dramatike i pakthyeshëm, sepse nëse problemin nuk e zgjidh nuk do të thotë që në periudhë afatgjatë nuk do të dalë  në sipërfaqe.

Dhe Conte nuk do ta pëlqente një prani kaq të rëndë sërish në grupin që po e ndërton që nga fillimi i korrikut. Milano do të jetë akoma shtëpi në kokën e Mauros, por gjysma e saj, zikaltërit, nuk dëshiron ta shohë më. Pavarësisht nëse i pëlqen apo jo. Dhe kjo duhet të jetë mëse e mjaftueshme për të prekur krenarinë e tij dhe të përpiqet të tregojë, diku tjetër, që Interi ka bërë një gabim të madh(sic u shpreh Naingolan për shembull).

Por nëse alternativa ose Juve ose të shohë Lukakun nga afër me 9 dhe Sanchez me 11 mbi supe, nuk ka asnjë problem: zgjedhja tashmë është bërë!

(Pergatiti ne shqip per Inter Club Albania, anetari Elis Karaj).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.