Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

577 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Efektet e vendit te peste: Interi, nga favorite per Champions ne me pak favorite! Koeficenti i ri…

Efektet e vendit te peste: Interi, nga favorite per Champions ne me pak favorite! Koeficenti i ri…
Inter Club Staff

Interi kete jave doli barazim me Atalanten 0-0 ne fushen e ketyre te fundit duke bere nje hap fals ne luften per Champions. 

Milani beri te njejten gje duke barazuar 0-0 ne Meazza.

Por edhe Derbi i Romes perfundoi me rrjeta te paprekura, duke bere qe te gjitha skuadrat qe jane ne lufte per nje vend te Champions qe qendrojne ne te njejtin pozicion si nje jave me pare.

Por Interi, pasi i barazoi te shtunen me pike skuadrat romane, e humbi vendin e trete nje dite me pas kur ato dolen  barazim dhe jane tashme ne vendin e trete dhe te katert respektivisht me 61 pike dhe Interi me 60 pike ne vendin e peste.

Image result for atlanta inter 0-0

Kjo gje ka bere qe Interi te kaloje ne skuadren me pak favorite per te kapur nje vend ne Champions per kompanite e bastave nga te treja.

Skuadra e Romes e ka pasur 1,40 koeficentin per kualifikimi ne Champions perpara ndeshjes me Lazios dhe pas derbit tashme e ka 1,35.

Skuadra e Lazios e ka pasur 1,44 koeficentin dhe pas derbit e ka po njesoj sipas Sisal Matchpoint tregon FcInterNews.it.

Interi, e cila eshte nje pike me larg tyre ka pasur nje ngritje te koeficentit pas ndeshjes me Atalanten nga 1,50 ne 1,57.

Related image

Si do te perfundoje kjo gare? Askush nuk e di, por tifozet zikalter besojne dhe shpresojne se Interi do te ja dale ne fund per tu kualifikuar ne Champions League, kompeticion qe per here te fundit ne Serie A eshte fituar nga Interi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.