Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,178 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Eh Milan, Milan! Sa keq… Nuk je me klubi me i titulluar ne bote! Shperthejne batutat ne rrjete sociale…

Eh Milan, Milan! Sa keq… Nuk je me klubi me i titulluar ne bote! Shperthejne batutat ne rrjete sociale…
Inter Club Staff

Milani nuk eshte me klubi me i titulluar ne bote, dhe shkrimi i tyre “krenar” tek bluza kuqezi poshte stemes eshte i destinuar te zhduket. Fajin per kete e ka ekipi Egjiptian Al Ahly, qe eshte bere keshtu Klubi me i titulluar ne Bote pas fitores ne Superkupen Afrikane kunder skuadres Tuniziane 3-2. Ata futen keshtu ne histori.

Por cfare hyn Milani ketu? E thjeshte, ky trofe eshte ai numer 19 ne Kupat Internacionale ne historine e Al Ahly: Nderkohe qe Milani dhe Boca Juniors jane te ndalura tek numri 18. Egjiptianet kane fituar 6 Champions League, Nje Kupe Interkontinentale, 4 Kupa Kupash dhe 6 Superkupa.

Po tani me cfare do te krenohen Milanistat pasi “dogma” e tyre krenare, e krijuar nga Galliani per te shplare trurin e nje tifozerie te tere e cila do i bente te ngjanin superior ne syte e njeri tjetrit, por qesharak ne syte e te tjereve, nuk do te ekzistoje me…

Pas kesaj, kane shperthyer batutat edhe ne rrjete sociale, jo vetem nga kundershtaret por edhe nga vete tifozet e Milanit. Me poshte po ju tregojme disa batuta te postuara ne Twitter nga tifoze te ndryshem:

“Tani qe nuk jemi me Klubi me i titulluar ne Bote, Galliani dhe shoket e tij nuk kane me justifikime. Duhet te rikthejne dinjitetin Milanit.” – shkruan nje Milanist.

“Tani qe Al Ahly eshte Klubi me i titulluar ne bote, pyes veten, po Boca e kishte kete shkrimin idiot ne bluze?” – shkruan nje tjeter.

“Cfare do te shkruani tani? Klubi me i titulluar ne Bote pas pasardhesve te Kleopatres? Hahaha, qesharak.” – shkruan nje tifoz tjeter perseri.

Batutat jane te shumta sot ne Twitter, por dicka eshte e sigurte, qe Milanistat duhet te ndihen shume keq. Fundja, e kane zgjedhur vete kete rruge, te mashtrohen nga dogmat e Gallianit & CO.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.