Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,588 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ekipet e medha te Europes kerkojne Kovacic, Thohir thote jo. Ka nje menyre per ta mbajtur.

Ekipet e medha te Europes kerkojne Kovacic, Thohir thote jo. Ka nje menyre per ta mbajtur.
Ardis
  • On 14/05/2014, 11:07

Gjysma e Europes kerkon Mateo Kovacic. Informacionet e fundit te merkatos flasin per Liverpoolin ne nje presing te forte ndaj kroatit. Perpara Reds-ave, kishte interesin e Borussia Dortmund, Manchester United dhe Arsenal. Por Erick Thohir ka refuzuar te gjitha ofertat, duke e cilesuar si te pashitshem te riun kroat. Mbasi eshte blere per nje shifer qe e gjitha e llogaritur shkon rreth 16 milione, tashme Kovacic nuk do te shitet me as dyfishin e shifres: mbi te gjitha eshte siguria qe ish lojtari i Dinamos se Zagrebit mund te behet nje nga mesfusheret me te mire ne bote. Nje Top-Player.

BOSHTI I QENDRES – “Mbas demtimit ne vere – dhe mbas ngritjeve e uljeve dhe zerave te shitjes ne janar -, Kovacic ka arritur te shuaje te gjitha pasigurite ne naten e Juventus Stadium. Qe nga ajo dite eshte ringritur, me perulesi dhe vullnet per tu rritur menjehere. ‘Nese meson te dyja faza…’ perseriste Walter Mazzarri. Dalengadale Mateo eshte vendosur aty, ka demonstruar progres ne Appiano qe me pas ti shfaqe ne fushe. ‘Do te behet nje kampion’ thote sot Mazzarri. Tekniku eshte akuzuar me kot per aktivizimin e djaloshit, por ne te vertete ka qene i vemendshem ndaj rritjes graduale. Per pjesen tjeter, keshtu duhet te jete, Mazzarri e di qe Kovacic do te jete boshti i qendres se Interit te se ardhshem qe do te pershtatet (edhe) me 4-3-2-1 ose 4-3-1-2. ‘Nese jam gati te jem lideri teknik i Interit? Po, pse jo’ ka thene Mateo. Frike, ZERO”. Kete e nenvizon sot Gazzetta dello Sport , qe konfirmon tentativat e ekipeve te medha te Europes.

TA MBROJE (MBAJE NE EKIP) – Dhe klubi? Shpreson qe te mos gjendet ne kushtet e nje oferte te parefuzueshme. “Nje Boteror i luajtur shume mire me bluzen e Kroacise do te bente qe celulari i Thohir dhe Ausilios te mos pushonte nga kerkesat”, lexohet ne gazete. Dhe menyra me e mire per ta mbajtur sa me gjate ne Milano eshte qe te ndertohet nje Inter fitues, me perforcimet e pershtatshme. “Sepse sa me e forte te jete Interi aq me shume do te qendroje Mateo ne Appiano Gentile. E VERTETE.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.