Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,920 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

EKSKLUZIVE – Agjenti i Manaj: “Inter do ta blej. Shqipëria? De Biasi do të zgjedh pas pak. Ka personalitet dhe përulësi. Ausilio një ditë më ka thënë se…”

EKSKLUZIVE – Agjenti i Manaj: “Inter do ta blej. Shqipëria? De Biasi do të zgjedh pas pak. Ka personalitet dhe përulësi. Ausilio një ditë më ka thënë se…”
Bujar Berishaj

Edhe pse në fushë e shohim më pak se të tjerët, ai është një lojtar shumë i dashur për interistat, sidomos për ata shqiptar. Po flasim për Rey Manaj, 19-vjeçarin me origjinë nga Lushnja, i lidhur ngushtë me fanellën zikaltër, profesionist dhe mbi të gjitha një i ri i talentuar që premton shumë, si për Interin ashtu edhe për Shqipërinë.

I shumë kerkuar në merkato, vjen tek Interi, skuadra e tij e zemrës. Juve dhe skuadrat tjera nuk mund të bëjnë asgjë. Erdhi më shumë si një përforcim për Primaveran mirëpo ai ishte më ndryshe nga moshatarët e tij. Kualiteti i tij vërehet menjëherë nga Roberto Mancini qe e merr në skuadrën e parë, duke i ofruar rastin të stërvitet me lojtarë të rëndësishëm dhe duke i dhënë edhe minutazh atëherë kur ishte e mundshme. I rëndësishëm edhe në ndeshjet kryesore të Primaveras me golat e tij, Manaj ka shënuar edhe me Shqipërinë e De Biasit në miqësoren vëllazërore me Kosovën vetëm 12 sekonda pasi u fut në lojë, pa harruar edhe golat me Shqipërinë U-21.

Te shtunën kundër Sassuolos mund të jetë rasti për të, me Mancinin që pritet të bej disa ndryshime në formacion. Pastaj? E ka radhën vera me merkaton e gjatë që me siguri do të jetë e nxehtë edhe për Reyn. Për të mësuar më shumë rreth së ardhmes së tij, grumbullimin eventual për në Francë, transferimin te Interi e detaje tjera, Inter Club Albania ka intervistuar Alberto Fontana, agjentin e lojtarit që për inter.al ka folur:

Manaj ka ardhur te Interi si huazim me të drejtë blerje nga Cremonese. Do të përdoret kjo e drejtë blerje? Si ka lindur tratativa për transferimin tek Interi: ishte edhe Juve?
“E drejta e blerjes është një e drejtë e Interit të cilën besoj se do e shfrytëzoj me 100% duke parë sezonin e lojtarit. Në fakt ishte edhe Juve ashtu si skuadrat tjera por në fund ka peshuar vullneti i Rey dhe zgjuarësia e drejtorit Ausilio për të mbyllur tratativën”.

Nëse do të blihet nga Interi, do të huazohet diku tjeter? Nëse po, mund të jetë një huazim në Itali apo jashtë?
“Është akoma herët për t’u përgjigjur. Nëse do të huazohet unë jam duke punuar si për pista italiane ashtu edhe për të huaja me një preferencë për këto të fundit”.

Duke llogaritur që merkato e Interit ka limite, mund të konsiderohet një shitje me të drejtë ri-blerje?
“Mund të jetë një opsion”.

Në këtë sezon mund të themi që ai nuk ka pasur shumë hapësirë. Besoni që mund të jetë në Francë me Shqipërinë e De Biasit?
“Besoj që De Biasi do të zgjedh pas pak ditësh. Ai e vlerëson Reyn dhe do të bëj vlerësimet e tij duke kërkuar të bëj maksimumin për Shqipërinë”.

Cili është raporti mes tij, Mancinit, Ausilios dhe skuadrës? Ku e sheh Manajn per 5 vite?
“Ausilio një ditë më thotë: «Nuk kemi pasur asnjëherë një lojtar kaq të ri që është kaq i dashur nga shokët e tij». Rey ka qënë i zoti duke u integruar menjëherë me grupin. Ka një raport të shkëlqyer me trajnerin dhe drejtorin. Pas 5 vitesh e shoh si një prej sulmuesve më të mirë ne Evropë”.

Ai në Shqipëri është një idhull për të gjithë interistat këtu dhe jo vetëm. Duke qënë vetëm 19-vjeç, mendon se kjo dashuri e tifozëve në këtë moshë kaq të re i bën mirë apo mund të jetë një rrezik për karrierën e tij?
“Aftësia më e mirë e Reyt është personaliteti dhe përulësia. Nuk ka asnjë mundësi që mund të jetë një rrezik. Fati i tij është edhe familja e tij sepse si babai Aldo, ashtu edhe nëna Elvira dhe motra Alvi janë njerëz të çmueshëm për rritjen e tij”.

ICA (Inter Club Albania) dëshiron të falendëroj z. Alberto Fontana për mirësjelljen, profesionalizmin dhe gatishmërinë e tij!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.