Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

996 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

EKSKLUZIVE – Dalbert i thote ‘po’ Monaco, do te transferohet ne France: Ja sa perfiton Interi!

EKSKLUZIVE – Dalbert i thote ‘po’ Monaco, do te transferohet ne France: Ja sa perfiton Interi!
Inter Club Staff

Lajmet qe vijne nga Franca ne keto minuta, duket se e quajne te mbyllur marreveshjen e Interit me Monaco per Dalbert Henrique. 

Mbrojtesi zikalter qe ka deshtuar te vihet ne dukje ne skuadren zikalter qe prej transferimit e tij veren e shkuar, duket se do te rikthehet ne kampionatin ku shkelqeu.

Ai u ble nga Interi rreth 28 milione euro nese llogarisim kartonin edhe bonusin dhe ishte dhe te gjithe besuan se Interi e siguroi krahun e saj te majte te mbrojtjes, por nuk ishte pikerisht keshtu.

Dalbert pati probleme te medha me ambjentimin ne Milano qe sollen paraqitje te dobta ne fushe dhe Spalletti per hir te vertetes nuk para besoi tek ai.

Gjithesesi, ja tek kemi ardhur tek lajmi qe ka pak minuta qe eshte publikuar.

Dalbert Henrique i ka thene ‘po’ skuadres franceze te Monaco!

Kete gje e ka shkruar pak me pare FcInterNews.it, e cila ka treguar se sapo ka perfunduar nje takim pozitiv ndermjet Interit dhe agjentit te brazilianit i cili eshte shume prane rikthimit ne France.

Do te jete nje huazim i thjeshte dhe Monaco do te paguaje tek Interi 3 milione euro.

Huazimi do te jete me te drejte blerje.

Mbetet per tu limuar disa detaje ende, por klubi zikalter deshiron qe ne total, nese francezet do te vendosin ta blejne ne te ardhmen, te perfitoje jo me pak se 20 milione euro nga i gjithe operacioni, ndersa Monaco deshiron qe e drejta e blerjes te jete me e ulet.

Tratativa eshte ne nje pike te kenaqshme dhe 80% e bere.

Mbyllja perfundimtare e kesaj marreveshje mund te behet ne ditet e para te qershorit me Interin qe siguron 3 milione euro nga huazimi i nje nga lojtareve qe ne planet e Spallettit nuk hynte aspak.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.