
EKSKLUZIVE – Flet ish-agjenti i Icardit: “Ja pse Mauro u largua nga Barcelona. Fajin e kishte…”
Mungon gjithmone e me pak per Barcelona-Inter, ndeshje shume magjepsese per tifozet zikalter.
Ne kete ndeshje, Mauro Icardi, kapiteni i Interit, do te kete ndjesi teper speciale.
Kjo sepse Maurito per tre vite me radhe ka luajtur per akademine e Barcelones. Per kete arsye, FcInterNews.it ka intervistuar Abian Morano, agjentin qen e ate kohe kishte te drejtat futbollistike te Mauro ICardit.
Keto kane qene fjalet e tij per FcInterNews ku ai zbulon edhe arsyen pse Icardi u largua nga Barcelona.
Pse Icardi u largua nga Barcelona?
“E verteta ishte se Barcelona nuk donte ta shiste. Por skuadra e moshave ku ai luante, kishte nje formacion qe nuk parashikonte sulmues qendror ne fushe. Prandaj u largua, fajin e kishte vetem moduli i perdorur. Sistemi ishte ai me falso-nueve (nente te fshehur). Prandaj Icardi vendosi edhe vete te largohej.”
Edhe pse shenoi nje mal me gola…
“E sakte. Mauro ne dy vitet e tij tek Barcelona shenoi rreth 17 gola tek sezoni i pare dhe 19 tek sezoni i dyte.”
Pastaj u transferua per 300 mije euro tek Sampdoria…
“Ne ate kohe dukej nje shume teper e larte per nje 17 vjecar qe nuk kishte luajtur asnjehere tek Barcelona e as nuk kishte vend tek akademia. Ata donin profile te tjere lojtares. Keshtu vendosem qe cmimi i argjentinasit nuk ishte i ulet por as i larte. Me ate cmim ra dakort Sampi.”
Ti ama besove shume tek ai.
“Mauro qe kur ka qene 14 vjec ka qene shenuesi me i mire tek te gjitha skuadrat ku ka luajtur.”