Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

488 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

EKSKLUZIVE – Ja plani i stadiumit te ri: do te kushtoje plot 1,2 miliarde euro!

EKSKLUZIVE – Ja plani i stadiumit te ri: do te kushtoje plot 1,2 miliarde euro!
Inter Club Staff

Dite shume decizive keto. Per te tashmen por mbi te gjitha edhe per te ardhmen.

Nga ketu deri ne javet e ardhshme, do te vendoset se si do te vazhdoje ceshtja e ndertimit te stadiumit te ri te Interit dhe Milanit, nje impiant super teknologjik qe do te zevendesoje San Siron.

Ne gare per ta ndertuar ate, sipas asaj qe tregon sot Gazzetta dello Sport, kane mbetur vetem dy studio gjigande ariktekturore: Populous dhe Mainca-Cmr. Gazzetta ka hyre me shume ne detaje duke analizuar historine e dy pretendenteve.

SFIDANTET – “Populous, qe e ka bazen ne Kansas City por qe ka studio ne te gjithe boten (nga Dubai ne Sydney), ka me shume se 35 vite eksperience dhe me shume se 3.000 projekte.”

No photo description available.

“Eshte thene edhe me pare qe Wembley mbetet nje nga trofete e tyre me te medhenj, por te mos harrojme as stadiume te tjera si Emirates i Londres, Da Luz i Lizbones, Soccer City ne Johannesburg, teatri i finales boterore ne 2010.”

“Por diamanti i cmuar i tyre mbetet stadiumi i ri i Tottenham, i inaguruar prillin e shkuar dhe qe eshte bere nje pike referimi per te gjithe sektorin: fushe fbtubolli e pershtatshme qe te jep mundesine te luash edhe NFL ne Europe.”

“Akustika eshte studiuar qe te rikrijoje te vjetrin White Hart Lane dhe nje pamje nga jashte qe te le me goje hapur.”

“Sipas eksperteve, Populous eshte ne avantazh te qarte ndaj rivaleve ne kete histori edhe pse burime nga shume afer klubit flasin per nje gare te ekuilibruar.”

Vendimi do te vije shume shpejt, kjo sepse nese nga njera ane ne daten 10 tetor Comuna e Milanos do te duhet te japi nje pergjigje per interesin publik, nga tjetra, ne daten 24 shtator Interi dhe Milani do i tregojne detaje tifozeve te tyre per projektin.

Gazzetta dello Sport vazhdon me shpjegimin e sja per kete.

KOHA E REALIZIMIT – “Palazzo Marino kishte 90 dite per tu shprehur per pyetjet e bera nga Interi dhe Milani per sa i perkiste interesit publik.”

“Tashme koha po mbaron. Brenda 10 tetorit, kryetari i bashkise Beppe Sala duhet te shprehet edhe pse kohet e fundit ka kerkuar qe dy klubet te gjejne gjuhen e perbashket dhe te prezantojne projektet per qytetaret e Milanos.”

“Interi dhe Milani e kane marre keshtu assistin nga kryetari i bashkise dhe daten 24 shtator e kane caktuar si diten ku do te publikojne projektin per publikun.”

“Nderkohe, nga ana tjeter nuk eshte pak sepse nuk behet fjale vetem per te ardhmen e simbolit Meazza, por per te gjithe zhvillimin qe ajo zone do te kete: nje distrikt i ri urban me zona te verdha dhe zona te destinuara per shopping per nje investim total prej 1,2 miliarde eurosh.”

“Per kete gje kane punuar deri me sot arkitektet dhe inxhinieret e studioeve Populous dhe Mainica-Cmr.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.