Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

828 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

EKSKLUZIVE – Materazzi: “Falenderoj interistet per jeten qe me kane dhuruar. Moratti unik, Thohir…”

EKSKLUZIVE – Materazzi: “Falenderoj interistet per jeten qe me kane dhuruar. Moratti unik, Thohir…”
Ardis
  • On 29/11/2013, 16:48

I intervistuar ne nje ekskluzive nga FcInterNews.it, idhulli i popullit zikalter Marco Materazzi ka leshuar nje interviste te bukur ne mikrofonat e FcInternews.it, ku ka folur per momentin aktual te skuadres, ardhjen e Erick Thohir dhe kujtimin me te bukur qe e lidh me Presidentin aktual honorifik zikalter, Massimo Moratti, pa munguar, ne fund, nje pershendetje tifozave qe e kane dashur shume ne keto vite fitoresh me ngjyrat e Interit.

Ne vazhdim, intervista e plote e Kampionit te Europes dhe te Botes, numri historik zikalter 23, e sjelle per ju ne shqip nga inter.al.

Materazzi, fillimisht do te jeni prezent ne ndeshjen kunder Sampdorias te dielen, duke pranuar ftesen e Thohir?
“Mendoj se po”.

Do te pershendesni Curva Nord perpara ndeshjes, duke ekzaltuar popullin zikalter?
“Do ti pershendes tifozet e mi me shume deshire dhe kenaqesi, por duhet te jete skuadra ajo qe duhet ti ekzaktoje tifozet, me nje fitore te madhe”.

Te kthehemi te Thohir, cfare mendon per futjen e indonezianit ne shoqeri?
“Nga ajo qe shikoj, me duket se kerkon qe te arrije te gjitha ato qe ka bere President Moratti”.

Massimo Moratti dhe Marco Materazzi: kujtimi juaj per Presidentin.
“Mendoj se eshte unik, per te gjitha ato qe kane bere familja Moratti ne pergjithesi. Ajo qe ka bere presidenti eshte unik, asnje nuk ka arritur te beje sa ai ne historine e Interit”.

Duke konsideruar performancen e ekipit, si e gjykon kampionatin e Interit deri ne keto momente?
“Skuadra po ben shume mire, ka gabuar disa ndeshje por gjeja me e rendesishme eshte qe ekziston mentaliteti, edhe pse nuk ka kualitetin e viteve te kaluara”.

Si e vleresoni menaxhimin e teknikut Walter Mazzarri?
“Trajneri po ben qe cdo lojtare te jape me te miren, dhe nuk eshte e lehte. Te kesh ne dispozicion lojtare qe jep 110% eshte nje gje shume e veshtire, dhe e ka bere perhere ne karrieren e tij. interi, sebashku me te, po ecin me mire se pritshmerite. E tregon fakti qe i njejti Napoli qe, sipas meje, ka skuadren me te fuqishme ne kampionat, ka vetem dy pike me shume sesa Interi”.

Ne konkluzion, nje pershendetje per tifozet zikalter. Mesazhi i Marco Materazzit per ata.
“Mund tu them tifozeve te mi qe me mungojne me shume ata, sesa i mungoj une atyre. Faleminderit te gjithe per jeten qe me keni dhene”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.