Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

535 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

EKSKLUZIVE – Milan Skriniar drejt rinovimit: ja shifrat dhe arsyet e Interit

EKSKLUZIVE – Milan Skriniar drejt rinovimit: ja shifrat dhe arsyet e Interit
Inter Club Staff

Duket se Milan Skriniar dhe Interi do te vazhdojne te jene te lidhur me njeri-tjetrin.

Sipas asaj qe tregohet nga FcInterNews.it, ne fund te sezonit do te kete nje takim ndermjet drejtuesve te Interit dhe Karol Csonto, agjenti i Milan Skriniar, per te diskutuar pikerisht per kontraten e ketij te fundit.

Mbrojtesi sllovak ka bere nje super sezon te pare me bluzen zikalter dhe ne kete pike ka pasur interesim nga skuadra te kalibrit te Barcelones, Manchester City, Chelsea dhe Bayern.

Ja perse, pikerisht per te larguar sirenat e gjysmes se Europes, drejtuesit zikalter deshirojne te procedojne me zgjatjen e kontrates te mbrojtesit me te mire ne skuader deri ne 2023, duke i rritur ndjeshem edhe rrogen qe aktualisht e ka 1,2 milione euro ne sezon ne 2,3 milione euro qe mund te shkoje 3 milione bashke me bonuset.

Ne gjendjen aktuale, duke konsideruar super-ofertat qe klubet me te medha ne europe do te vinin ne pjate per ish-lojtarin e sampdorias (nje kontrate pese vjecare me 3,4 milione euro ne sezon), ceshtja e rinovimit nuk eshte dicka urgjente ne shtepine zikalter sic eshte rinovimi i Mauro Icardit.

Por rinovimi i Skriniar eshte nje nga gjerat e rendesishme qe do te diskutohet ne vere.

Interi eshte e bindur se do te arrije nje gjuhe te perbashket me Skriniar dhe agjentin e tij sepse deshira e djaloshit eshte te qendroje tek Interi dhe kete gje e ka thene disa here.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.