Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,111 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Eksperti i FPF: “Inter, ja pse eshte lajm i mire vendimi UEFA-s. Denimi? Fajin e kane vetem 4 blerje…”

Eksperti i FPF: “Inter, ja pse eshte lajm i mire vendimi UEFA-s. Denimi? Fajin e kane vetem 4 blerje…”
Inter Club Staff

Marco Bellinazzo, gazetari ekonomik dhe specialist i FPF qe punon per Il Sole 24 Ore, ka folur per situaten e Interit per sa i perket settlement agreement pas vendimit te UEFA-s dje. 

“Per sa i perket Interit dhe blreak even per sezonin 2016/2017, dua te them qe ata e kane arritur objektivin. Ne bilancin e 30 qershorit 2017, klubi zikalter duhet ta mbyllte bilancin pa humbje dhe e arriti kete gje.

Por, Uefa ka shkruar: “do te mbetet ne fuqi settlement agreement deri ne qershor 2018: do te mbeten limitimet e skuadres me vetem 22 lojtare ne Europe si dhe nevoja per te mbajtur nje ekuiliber ndermjet shitjeve dhe blerjeve”.

Keshtu, asnje gjobe e majme sepse ajo ishte rreziku i pare dhe Interi mund te merte nje gjobe prej 10 milione euro plus edhe denimi me i keq i mundshem ishte perjashtimi nga Kupat Europiane. Prandaj ky vendim i UEFA-s eshte ne nje fare menyre lajm i mire sepse thjesht mbeten ne fuqi vendimet e perpara dy viteve e nuk sanksionohet me tej Interi.

Interi, ashtu si eshte parashikuar ne settlement agreement te 2015 qe vlente deri ne 2018/19, duhet te mbylle edhe bilancin e 30 qershorit 2018 ne barazim. Keshtu, do te duhen edhe 45 milione euro pothuajse ne plusvalenca. E njejta gje ka ndodhur edhe ne 2017 ku Interi ja doli.

SETTLEMENT AGREEMENT MBETET NE FUQI PER SHKAK TE AMORTIZIMEVE – FAJI I KATER LOJTAREVE NE VECANTI – “Jane kater lojtaret qe kane ndikuar qe Interi te deshtoje me amortizimet e kartonave dhe keto jane blerjet teper te majme te: Joao Mario (44 milione euro), Antonio Candreva (23,6 milione euro), Gabriel Barbosa (33,5 milione euro) dhe Gagliardini (24,1 milione euro) dhe qe e kane bere qe amortizimet te tejkalojne tavanin e vendosur nga UEFA e keshtu do te vazhdoje monitorimi.

Amortizimet keshtu kane kaluar nga 49 milione ne 83 milione nga 2016 ne 2017. Keshtu, merkato e Interit nga 1 korriku do te duhet te kete ekuiliber sepse ne trevjecarin e ardhshem nuk duhet te kete humbje me shume se 30 milione euro.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.