Cfare po ndodh me Derbin e Milanos? “Nuk ndodhte qe prej 30 vitesh qe Interi te arrinte…”
Nuk ka kaluar shume dite qe prej derbit te Milanos qe u luajt te dielen ne oren 15:00 ne stadiumin Meazza.
Zikalterit ne kete ndeshje arriten te fitonin 0-3 por edhe te dominonin totalisht ne nje ndeshje ku Milani kishte pritshmeri te larta.
Interi i ka pasur shume te shpeshta fitoret keto vite, dhe ajo e se dieles ka qene fitorja numer 6 ne 7 ndeshjet e fundit.
Shume, duke pare se behet fjale per derbin e Milanos, qe gjate viteve ka qene gjithmone i balancuar por ne vitet e fundit, peshorja ka anuar gjithmone nga zikalterit.
Por me sa duket, diten e sotme, website zyrtar i Interit ka nenvizuar nje statistike shume te vecnate per sa i perket derbit.
“Fitorja 0-3 ndaj Milanit eshte fitorja e trete radhazi ne kampionat per Interin ne derbit e luajtura ne “shtepine” e Milanit.”
“Pra, dicka e tille nuk ndodhte prej tridhjete (30) vitesh ne Milano, ku skuadra zikalter kishte fituar 0-1 ne 1988/89, 1-3 ne 1989/90 e 0-1 ne 1990/91.”
“Perpara se dieles, Interi kishte fituar 2-3 ne 2018/2019 dhe 0-2 ne 2019-2020. Ne kete te fundit, njeri prej shenuesve ka qene Romelu Lukaku.”