Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

678 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Eksperti i njohur i merkatos zbulon: “Inter, e sigurt: ja kush eshte blerja e pare. E ka kerkuar direkt Inzaghi.”

Eksperti i njohur i merkatos zbulon: “Inter, e sigurt: ja kush eshte blerja e pare. E ka kerkuar direkt Inzaghi.”
Inter Club Staff

Gjate editorialit te tij te perhershem per TMW, Enzo Bucchioni, gazetar i njohur por edhe ekspert i merkatos, ka treguar disa nga temat kryesore te merkatos tek Interi.

Sipas tij, te fitohen para ne kete moment eshte teper e komplikuar per do klub: “Paris Saint-Germain per Hakimi ka ofruar edhe Paredes.”

“Por Interi eshte i qarte me ta: deshiron 80 milione euro, te gjitha cash. Eshte futur ne gare edhe Chelsea per te, por keta nuk kane ofruar cash akoma.”

“Chelsea eshte mjaftuar me nje oferte me lojtare, ne nje forme bisedimi informues me shume se sa nje oferte e mirefillte.”

“Chelsea ka dashur te pyese Interin nese i pelqen Emerson Palmieri dhe Christensen, por Hakimi ka marreveshje me PSG nderkohe per 8 milione euro ne vit.”

“Edhe Lautaro Martinez po shikon verdalle dhe rinovimi per te po largohet sidomos pas fjaleve te agjentit para dy ditesh.”

“Nderkohe, ne hyrje per Interin eshte nje blerje e sigurt: Caicedo po vjen. Ai do te merret nga Lazio duke paguar shume pak dhe do te jete zevendesi natyral i Lukakut. E kerkon direkt Inzaghi, eshte i vendosur.”

“Nainggolan pritet te shkoje perfundimisht te Cagliari, por Vecino nuk dihet ende nese mund te perfshihet ne ndonje operacion. Nandez eshte nje mundesi per Interin.”

“Kostic? Pelqehet dhe Frankfurt do te negocioje. Por vleresimi eshte i larte: mbi 20 milione euro ne total.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.