Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

586 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Emergjence totale tek Interi: mungon Barella dhe Vidal? “Conte po mendon per nje opsion te cmendur.”

Emergjence totale tek Interi: mungon Barella dhe Vidal? “Conte po mendon per nje opsion te cmendur.”
Inter Club Staff

Ne momentin e pare dhe deciziv te sezonit, Interi mbulohet me emergjence totale.

Antonio Conte do duhet te perballet me dy mungesa shume te rendesishme ne mesin e fushes: Vidal ne fillim dhe me pas Barella jane ndalur per shkak te dy problemeve dhe mund te mungojne diten e neserme.

“Problemet ishin te medha qe me mungesen e Vidal, por tani po transformohen ne dicka shume te komplikuar”, shkruan La Gazzetta dello Sport.

E perditshmja italiane nenvizon se si Conte po mendon nderkohe per nje hipoteze te cmendur per ndeshjen ndaj Shakhtar.

“Ne rast se konfirmohet mungesa e Barella dhe Vidal, Conte mund te ripeshkoje nga minuta e pare Christian Eriksen ose te rrezikoje me hedhjen e Sensit ne fushe.”

PROBLEMI I FUNDIT QUHET BARELLA – “Ne stervitjen e djeshme, mesfushori ka vene keq kemben ne toke, duke demtuar kaviljen.”

“Ne momentin e pare, nuk u duk asgje serioze. Por me pas, me kalimin e oreve, optimizmi i ka lene vend shqetesimit, sepse kavilja eshte fryre goxha.”

“Pak ore larg Shakhtar, prezenca e lojtarit eshte ne dyshim te forte dhe lojtari automatikisht konsiderohet ne rrezik.”

“Sot do te kete disa kontrolle te tjera, por dyshimi per prezencen e tij do te jete deri ne momentet e fundit para ndeshjes neser.”

“Eshte e qarte se Interi do te beje te pamunduren per te vene ne kembe lojtarin, edhe me koston e rrezikut.”

Ashtu si eshte thene, ne rrezik eshte edhe Arturo Vidal qe dje nuk eshte stervitur fare me shoket po e ka kaluar kohen per te sheruar kofshen e djathte.

“Contes dhe stafit mjekesor, ish-lojtari i Barcelones i ka siguruar se nuk ka dhimbje, dhe i ka siguruar se do te beje gjithcka per te luajtuar.”

“Por ai eshte me shume jashte se brenda ndeshjes ndaj Shakhtar. Kjo sepse eshte e vertete qe jemi ne nje ndeshje brenda apo jashte, por duhen konsideruar rreziqet e zbritjes ne fushe me nje demtim muskular.”

“Ne te kaluaren – shiko rastin Sanchez – Interi e ka paguar shtrenjte dicka te tille. Me shume mundesi, ne kofshen e Vidal do te behen teste te tjera.”

“Stervitja e sotme mund te tregoje dicka, por Vidal me siguri nuk do te marre pjese as te ajo: vetem nje rekuperim ne ekstrem mund te bente qe ai te ishte te pakten ne pankine.”

Per sfiden ndaj Shahtar Donetsk, nje ndeshje qe vendos fatin ne Europe, sigurine ne mesfushe me sa duket e jep vetem Marcelo Brozovid hde Roberto Gagliardini.

Ne rast mungese te Barella, tre jane mundesite e Contes: “E para eshte e cmendur: ne mes te polemikave, pas futjes se tij ne minuten e 91 ndaj Bolognas, Conte mund te zgjedhe Eriksen nga minuta e pare.”

“Ai do te ishte keshtu titullar ne ndeshjen me te rendesishme te Interit edhe pse historia e tij me zikalterit ka marre fund.”

“Ne kete moment behet fjale vetem per te gjetur nje bleres, sepse vendimi eshte marre. Por a mund ti besoje Conte nje bluze titullari?”

“Nuk eshte se Conte ka shume zgjidhje. Nderkohe, nje rruge tjeter eshte ajo qe te zgjidhet Stefano Sensi nga minuta e pare para danezit, por ai nuk eshte cilesuar si gati nga Conte.”

“Pastaj, eshte rruga e trete, me e rrezikshme nga ana e besueshmerise dhe nga ana taktike: Sanchez titullar pas shpines se Lukaku dhe Lautaro si trekuartist.”

“Do te zhbalanconte skuadren dhe nuk do te luhej me me 3-5-2 qe po ndihmon shume Interin keto kohe.”

E perdtishmja italiane e mbyll me pas me nje ndjesi te dukshme: te tre opsionet me lart nuk e bindin Antonio Conten 100% per nje arsye apo per nje tjeter.

Ja pse Conte do te beje gjithcka per te rekuperuar Barella per ta futur ne fushen e lojes me Brozovic dhe Gagliardini.

 

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.