Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

420 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Emerson Palmieri, Chelsea ka nje kerkese te cmendur per te: ja sa milione euro kerkojne Blues nga Interi!

Emerson Palmieri, Chelsea ka nje kerkese te cmendur per te: ja sa milione euro kerkojne Blues nga Interi!
Inter Club Staff

Sandro Tonali dhe Emerson Palmieri jane dy objektiva te deklaruar te Interit tashme prej kohesh.

Klubi zikalter po punon fort per keta dy lojtare dhe per momentin, ka marre edhe dakordesine e dy lojtareve vete qe jane te gatshem te bashkohen me projektin zikalter.

Por tani Interi duhet te gjeje marreveshjen me klubin e Chelsea per Emerson dhe Brescian per Tonalin.

Cellino vazhdon te kerkoje 50 milione euro dhe Interi po propozon 30 milione plus bonuse, por nje problem tjeter per Marotten eshte shfaqur ne horizont nga kerkesa e Chelsea per Emerson.

Ajo duket se eshte tratativa me e komplikuar ne kete moment sepse klubi Londinez po tenton te perfitoje sa me shume nga italo-braziliani duke pare deshiren e Interit per ta blere ate.

“Marina Granovskaia, njeriu me i fuqishem te Chelsea pas Roman Abramovic vazhdon te mos kete deshire per te mos shitur asnje lojtar tek Antonio Conte.”

“Ajo i kishte mbyllur deren Interit (e folem edhe nje artikull me pare kete) per Emerson Palmieri dhe nuk e ka aspak problem ta beje kete gje.”

“Chelsea e ka nisur negociaten me Interin duke kerkuar menjehere 35 milione euro, nje shume qe eshte teper e larte per nje lojtar qe ne Londer nuk ka qene kurre titullar.”

“Interi nderkohe nga ana e saj nuk deshiron te shkoje me shume se 20 milione euro e mbase edhe 5 milione euro bonuse.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.