Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

690 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Emre: “Inter, nuk ja fal vetes ate largim. Sa shume e dua kete skuader. Calciopoli…”

Emre: “Inter, nuk ja fal vetes ate largim. Sa shume e dua kete skuader. Calciopoli…”
Inter Club Staff

Emre Belozoglu nuk ka ndermend te dorezohet ende dhe per momentin eshte njeri prej protagonisteve te Istanbul Basaksehir (ne vendin e dyte ne kampionatin Turk). 

“Terheqja nga futbolli me fut friken, jam mire ne cdo nivel – tregon ai per Gazzetta dello Sport -. Jam ne skadence kontrate, do te rinovoj edhe per nje vit dhe pastaj d ote ndalem. Dua te behem nje drejtor sportiv i madh. Nje model? Tek Interi ishte Oriali, nje njeri super dhe profesionist i nje niveli te lart. Do te me pelqente te behesha pikerisht ate qe ai perfaqesonte ne Interin tone.”

Mbase pikerisht ne Milano…

“Do te ishte me te vertete nje enderr, por shume e veshtire…”

Meqe ra fjala tek Interi: nga Tripleta e deri me sot, sa shume zhgenjime.

“I gjithe kampionati italian nuk eshte me ai i nje kohe kur ishte NBA i futbollit. Tani kampionatet e tjera terheqin me shume sponsora dhe kane me shume pra. Ne Itali eshte teper e veshtire. Por ska rendesi gjithcka me lart, Interi do te mbese pergjithmone ne zemren time.”

Kater vite nuk kane qene pak.

“Ishte hera e pare qe u largova nga vendi im. Sa shume kujtime, u prita menjehere si njeri prej tyre. Per me shume ishte Moratti, nje super njeri i futbollit. Nje njeri jashte serie.”

Image result for emre inter

Historia flet per Calciopolin ne ate kohe…

“Nje situate e njejte ndodhi edhe ne Turqi ne 2010. Ai skandal ishte teper i rende per te gjithe italine. Psikilogjikisht ishte e veshtire te luftoje me sistemin, jepnim 100% ne fushe por ndodhnin disa gjera qe…”

Cuper, Zaccheroni dhe Mancini: ke kujtime?

“Hector i mrekullueshem, na ndryshoi mentalitetin. E nuk mund te flas keq per Zaccheronin. Ndersa Mancio ishte nje garanci. Ndermjet nesh ka nje raport te madh dhe e falenderoj shume sepse kam luajtur shume me te, pavarsisht konkurences.”

Ndonje peng?

“Largimin nuk do ja fal kurre vetes. Isha 25 vjec dhe kisha mendje tjeter. Duke u kthyer ne kohe do te qendroja tek Interi gjithmone.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.