Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,659 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Epoka e re e Interit: ja te gjitha shifrat e akordit. Dhe njeriu i forte…

Epoka e re e Interit: ja te gjitha shifrat e akordit. Dhe njeriu i forte…
Andi Prifti

Ne diten pas dites shume te rendesishme qe ka shenuar nje pike kthese per shoqerine e Interit, kane filluar kureshtjet per te ditur numrat qe kane bere Erick Thohir te marre poltronin e presidences se klubit zikalter. Blerja e 70% te aksioneve, e zhvilluar duke rritur kapitalin e rezervuar, nga ana e Internation Sports Capital, ku aksionistet jane Erick Thohir, Rosan Roeslani dhe Handy Soetedjo, indonezianeve u ka kushtuar rreth 250 milione euro. Nje total prej 75 milione eurosh per rritjen e kapitalit, qe do sherbejne per dirigjencen e re per nje menaxhim korrekt. Pjesa qe mbetet do u sherbeje anetareve te rinj per te mbyllur gati 180 milione te borxheve, duke e bere Interin nje shoqeri te pastruar nga ato borxhe.

Por kjo nuk eshte e gjitha. Gjate ketij sezoni, do behet dhe nje tjeter rritje kapitali. Massimo Moratti do fuse ne kasat zikalter 25 milione euro, ndersa indonezianet do perdorin rezervat e klubit, dhe ne rast se eshte e nevojshme, do fusin kapitale te tjera.

Nuk do kete, ne fakt, levizje te veçanta ne shoqeri. Eshte e mundur qe Erick Thohir ta mbaje vete edhe rolin e administratorit te deleguar. Ai eshte njeriu i forte i ketij Interi te ri. Ne mungesen e tij, gjithçka do ta administroje Angelomario Moratti, me te cilin ai ka krijuar nje lidhje te mire.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.