Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

237 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Epoka e Re e Transmetimeve Sportive fillon Këtu!

Epoka e Re e Transmetimeve Sportive fillon Këtu!
Inter Club Staff

Emocionet e Serie A 2021-2024 si kurrë më parë në Oversport dhe TIBO, edhe në formatin 4K.

Duke nisur nga sot, “OVERSPORT”, platforma e dedikuar tërësisht sportit, sjell në TIBO, për të pasionuarit e futbollit, kampionatin italian “Serie-A” ekskluzivisht për Shqipëri dhe Kosovë.

Çdo javë të gjitha ndeshjet do të transmetohen ekskluzivisht në kanalet OVERSPORT në paketat e abonimeve TIBO në formatin IPTV/OTT. Inter, Milan, Juventus, Roma, Lazio dhe shumë të tjera do t’i ndiqni edhe në formatin 4K vetëm me kanalet OVERSPORT, në platformën më inovative, TIBO në Shqipëri dhe Kosovë.

Nën drejtimin e Alban Xhihanit, Oversport  sjell për ju ekipin më të mirë të komentatorëve sportivë dhe specialistëve të futbollit. Alban Xhihani, me mbi 20 vite eksperiencë me komentet e ndeshjeve, finalet e kupave dhe drejtimet e emisioneve sportive në Digitalb dhe Supersport tashmë bëhet pjesë e rëndësishme e OVERSPORT. Zëri që ndër vite na ka treguar për ndeshjet dhe historitë e futbollit dhe na ka emocionuar në disa raste deri në atë pikë sa kemi derdhur lot, i është bashkuar skuadrës OVERSPORT si Drejtor i Departamentit të sportit.

Sot nis rrugëtimi televiziv-sportiv edhe për volejbollisten Cindy Marina, e cila do të raportojë live nga stadiumet me intervista ekskluzive në fushë. Cindy, e cila njihet nga shqiptarët si fituese e Miss Universe Albania 2019, ka ndihmuar në themelimin e skuadrës kombëtare të volejbollit shqiptar si dhe ka marrë pjesë në ndeshjet e volejbollit të konferencës PAC12. Cindy personifikon panterën e Oversport. Atletike dhe ikonike, ajo vjen nga Los Angeles si ambasadorja Oversport për të gjithë qytetarët shqiptarë nëpër botë.

OVERSPORT, do të transmetojë në vijim edhe evente të tjera sportive si Liga Skoceze e Futbollit Profesionist për sezonet 2022-2025, kampionatet evropiane të volejbollit për femra dhe meshkuj 2021-2025, eSerieA TIM dhe plot kampionate dhe konkurse të tjera sportive.

Oferta e re OVERSPORT ka si qëllim të jetë e aksesueshme për këdo, nga të gjitha gjeneratat dhe territoret.

OVERSPORT e gjeni lehtësisht si aplikacion në çdo smartphone (GOOGLE APP dhe APPSTOORE) kudo që të jeni. Përmes aplikacioneve kjo platformë, premton shumë më tepër se sa thjesht ndeshjet “Live!” pasi përmban një portal lajmesh që mbulon me informacione të gjitha eventet sportive si dhe modulin ku përcjell të gjitha rezultatet e ndeshjeve – LIVE.

Përcjellja e gjithë kësaj risie, vjen në sajë të partneritetit të ngushtë teknologjik që OVERSPORT ka lidhur me TIBO. Kanalet e “OVERSPORT” do të ndiqen ekskluzivisht përmes internetit në platformën shqiptare të televizionit “TIBO”. Platforma më e madhe IPTV/OTT mbarëshqiptare, TIBO, përfaqëson formatin më të arritur të transmetimit të TV dhe është e aksesueshme në çdo pajisje Smart TV dhe Smartphone në çdo cep të globit.

TIBO” ka shtuar ndjeshëm programacionin me 25 kanale origjinale për filma e dokumentarë, ndërsa së fundmi ka shtrirë transmetime edhe në radio “TIBO Radio”, 101.6 FM e cila do të sjellë gjithashtu komentimin “Live!” të ndeshjeve të “Serie-A”.

“Me këtë partneritet, TIBO nis një kapitull të ri të mrekullueshëm, ku na presin risi e investime të tjera në përmbajtjen e platformës tonë”, – thotë Adnand Mahmuti, presidenti i grupit TIBO. Ai shton më tej se “ndër vite kemi hasur një mori me sfida e pengesa, të cilat ne i kemi kaluar të gjithë së bashku si një familje e madhe duke u mbështetur në ëndrrat dhe vizionet që na kanë bërë ne platformën televizive më të dashur të shqiptarëve kudo! Me shikimin tonë gjithnjë përpara do punojmë që të sjellim tek të gjithë abonentët TIBO ekselencën që ata meritojnë!”

Pra, përpara na pret një sezon i zjarrtë i kampionatit italian të futbollit, i cili do mund të shijohet nga të gjithë shqiptarët si rrallë herë më parë!

Mëso më shumë në www.tibo.tv   www.oversport.tv

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.