Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

230 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Eriksen, cfare fjalesh per Interin: “Ja kush eshte objektivi im i vetem ne kete moment.”

Eriksen, cfare fjalesh per Interin: “Ja kush eshte objektivi im i vetem ne kete moment.”
Inter Club Staff

Duke u pergjigjur pyetjeve te disa tifozeve gjate nje Q&A ne DN Sporten, Christian Eriksen ka folur edhe per te ardhmen e tij.

Natyrisht qe ai ka thene edhe shume fjale te mira per skuadren e tij aktuale dhe deshira e tij per te luajtur duket se eshte shume e madhe.

Christian Eriksen fillimisht eshte ndalur per momentin e tij tek Interi duke ju betuar per dashuri bluzes zikalter, pavarsisht problemeve ne kete periudhe te pare ne Milano.

Ja fjalet e tij: “Une e dashuroj lojen e futbollit. Eshte pasioni im me i madh ne jete.”

“Objektivi im i radhes eshte qe te luaj rregullisht dhe si titullar tek skuadra ime e re, Interi, ne Serie A.”

“Nuk eshte absolutisht e vertete qe duhet te largohem nga Milano. Nuk e di as nga e kane burimin keto fjale.”

“Idhujt e mi? Jane Francesco Totti dhe Laudrup. Po roli im? Pak rendesi ka. Une dua te jem aty ku eshte topi. Ky eshte roli im.”

“Po e kaloj kohen ne karantine duke u stervitur, duke alternuar disa stervitje individuale dhe disa bashke me skuadren nepermjet platformes Zoom.

“Bej cyclette, pilates dhe force. Kush eshte klubi me i mire ne Serie A? Natyrisht qe vetem nje: Fc Internazionale Milano.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.