Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

369 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Inter ne fushe me 5 ndryshime ne formacion ndaj Beneventos? “Conte do te fuse edhe…”

Inter Club Staff

Goli kunder Milanit mund te kete sjelle keshtu permbysjen totale te situates per Eriksen? Mbase po, mund te jete pikerisht keshtu.

Interi uron te ndodhe ne kete menyre dhe Conte eshte menjehere qe ti jape atij nje shans dhe besim qe sot.

Ai do te zbrese ne fushen e lojes qe nga minuta e pare kunder Beneventos ne San Siro, dicka qe ka shume kohe qe nuk ndodh.

Per here te fundit, ai e ka nisur nje ndeshje nga minuta e pare ne daten 13 dhjetor ne Cagliari, nderkohe ne Meazza dicka e tille ka ndodhur per here te fundit ne 31 tetor 2020.

“Conte i kerkon ish-lojtarit te Tottenham nje kapercim perpara ne rol:

Brozovic ne fakt eshte ne rrezik kartonash, si ne kampionat por edhe ne kupe, prandaj rritja e Eriksen ne kete rol mund te kete nje impakt te rendesishem per Interin.”

“Si tani, por edhe per te ardhmen. Sepse nese Brozo do te marre nje karton te verdhe, ai do te mungoje e do te jete pikerisht danezi ai qe do e zevendesoje”, tregon La Gazzetta dello Sport.

TURNOVER – Conte eshte i detyruar sot qe te monitoroje situaten edhe per Kupen e Italise sepse Interi do te luaje sot me Beneventon dhe me pas, vetem pas 3 ditesh do te luaje me Juventusin, pastaj me Fiorentine dhe me pas prape me Juventusin.

Eshte nje tour de force i vertete per zikalterit, por Interi pas ketij ‘turi’, do te kete vetem nje ndeshje ne jave, e qe do te jete nje avantazh jo i vogel.

Per kete arsye, turnover ndaj Beneventos pritet te jete dicka e detyrueshme per Conten: ai do te ndryshoje plot 6 lojtare ne krahasim me derbin.

Ne mbrojtje pritet Bastoni ne vendin e Kolarov ndersa Ranocchia do te marre vendin e Stefan De Vrij.

Ne te djathte do te luaje Hakimi nga minuta e pare ndersa Perisic ne te majte. Barella dhe Gagliardini do te luajne ne qender perkrah Eriksen, me Vidal qe do e nise nga stoli per te ruajtur freskine per ndeshjen ndaj Juventusit.

Perpara ne sulm hapsire per Lukaku dhe Lautaro Martinez.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.