Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

527 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Eriksen-Conte, vjen momenti i se vertetes? “Nje skenar eshte totalisht i patolerueshem!”

Eriksen-Conte, vjen momenti i se vertetes? “Nje skenar eshte totalisht i patolerueshem!”
Inter Club Staff

Christian Eriksen dhe Antonio Conte. Ata punojne te dy per Interin por jane me te larget se kurre ne kete moment.

Danezi, qe ne 6 minuta ndaj Shakhtar ka qene lojtari qe ka rrezikuar me shume se shoket ne 90 minuta, ndaj Cagliarit luajti ne rregull.

Dha dy assiste teper te bukura, por qe shoket nuk diten se si ti kthejne ne gola, edhe pse luajti ne nje pozicion jo te tijin.

Por ai duket se do te sakrifikohet ne janar per shkak te moskompatibilitetit qe ka me tranjerin dhe me skemat e tij.

“Nuk eshte funksional”, ka thene ne nje menyre apo ne nje tjeter Beppe Marotta dite me pare per te ne nje interviste.”

Ai eshte shprehur keshtu, por dicka qe nuk ka thene eshte fakti se historia eshte e mbushur plot me lojtare qe kane ditur ta adaptohen me skuadrat e reja dhe skemat.

Por eshte me shume mundesi e vertete: Conte nuk di cfare te beje me Eriksen. Ritmi i danezit, edhe pse mund te beje levizje dhe pasime gjeniale, nuk shkon ne nje vije me presingun dhe vrapin qe kerkon nga mesfushoret ish-tekniku i Chelsea dhe Juventusit.

Dhe keshtu, Interi eshte therritur per te bere nje zgjedhje. E zgjedhja me sa duket eshte bere, me Eriksen qe eshte shoqeruar tek porta.

Eshte e pamendueshme qe te mbash nje lojtar te tille, qe eshte nder te tjera edhe me i paguari ne skuader bashke me Lukakun. Me mire te ndahemi.

Por pas eleminimit ne Europe, per Conten jane rikthyer shume hije dyshimi per te ardhmen e tij ne Milano.

Edhe pse Interi eshte mire ne Serie A ku ka ardhur fitorja e katert, duke se nuk eshte i pamundur nje skenar ku tranjeri do te largohej ne fund te sezonit.

Prandaj, po sikur te jete me mire qe me Eriksen te thuhet nje mire u pafshim se sa nje lamtumire?

Gazetari i njohur, Paolo Condo (jo nje gazetar dosido, eshte perfaqesuesi i shtypit italian ne Topin e Arte, nuk eshte aspak i fundit ne radhe), ka bere nje lutje, ose ka sugjeruar, quajeni si te doni, per Interin dicka.

Ai pa shume lojra fjalesh ka kerkuar nga Interi qe te huazohet Eriksen, dhe qe me pas ai te rikthehet ne Milano.

Sipas tij, praktikisht mendon se Conte do i thote lamtumire Interit per vete ne vere e kjo eshte dicka qe do te ndodhe me shume probabiltet.

Ja, ketu duhet te jemi te qarte. Shume te qarte. Klubi eshte therritur qe te beje nje zgjedhje dhe legjitimisht do te beje zgjedhjen qe e mendon si me fitimprurese per te.

Por eshte nje skenar (qe me te drejte) qe e kane frike te gjithe dhe qe nuk do te ishte i tolerueshem: te shitet Eriksen qe nuk ka kompatibiltet me Conten dhe skemat e tij dhe me pas te largohet edhe Conte gjashte muaj me vone.

Kjo nuk do te tolerohej. Nese klubi eshte i bindur per Conten, te eci perpara me Conten pertej deshtimit te madh ne Europe dhe me prespektiva qe shkojne pertej qershorit 2021.

Por nese nuk eshte keshtu, dhe nese Conte nuk do te vazhdoje me me vitin e tij te trete tek Interi, atehere shitja e Eriksen do te ishte nje gabim i pabesueshem dhe i pafalshem.

Nje gjykim per Eriksen duhet ta jape vetem tranjeri i ardhshem i Interit e kurresesi Conte, nese ky largohet, gjithmone.

Shitja e Eriksen (jo huazimi) duhet te vleje vetem nese Conte konfirmohet me siguri 100% pertej ketij sezoni.

Nese keshtu nuk ndodh, atehere dikush ne klub duhet te jape shpjegime per shitjen e tij. Sepse dicka e tille, kuptim nuk ka.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.