Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

409 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Eriksen dergon nje mesazh tjeter per Conten? “I lumtur ne kombetare, te pakten ketu me fusin ne loje dhe…”

Eriksen dergon nje mesazh tjeter per Conten? “I lumtur ne kombetare, te pakten ketu me fusin ne loje dhe…”
Inter Club Staff

Eriksen ka folur ne konferencen per shtyp pas fitores me Danimarken ndaj Anglise ne Nations League.

Mesfushori i Interit ka folur per momentin e tij te vecante dhe per gezimin qe tek kombetarja vazhdon te luaje si titullar.

“Kudo qe kam luajtur, edhe te Tottenham ka qene nje kenaqesi qe te rikthehesha ne kombetare. Edhe ne kete moment.”

“Si te gjithe e dine, shume gjera kane ndryshuar, nuk luaj me aq shume sa te Tottenham, por per mua nuk ka ndryshuar asgje ne aspektin e kombetares sepse sa here vi ketu, me kedo klub te luaj, une jam i lumtur.”

“Jam i lumtur te vesh kete fanelle dhe do e bej me deshire gjithmone. Sepse mbi te gjitha ketu me fusin ne loje dhe jam i lumtur.”

Per Kanal 5, danezi ka komentuar keshtu fitoren ndaj Anglise dhe 100 prezencat e tij me kombetaren daneze:

“Eshte speciale te luash 100 ndeshje me kombetaren dhe me pas te mundesh Angline. Nuk ndodhte prej 36-37 vitesh. Eshte speciale te jem ketu.”

“Eshte e veshtire te thuash nese fitorja ka qene e merituar apo jo duke qene se ata kane luajtur me 10 lojtare, por ne pjesen e dyte ata nuk kane bere me shume se pese pasime bashke tokazi.”

“Topi ishte gjithmone ne ajer, ishin te rrezikshem ne krosime. Por per mua ka qene nje ndeshje 50/50 te cilen e fituam ne.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.