Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

426 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Eriksen, Gazzetta jep lajmin e madh: “Conte po ndryshon skemen per te: ja formacioni i ri i Interit qe po provohet.”

Eriksen, Gazzetta jep lajmin e madh: “Conte po ndryshon skemen per te: ja formacioni i ri i Interit qe po provohet.”
Inter Club Staff

Christian Eriksen po ecen me hapa galopant drejt nje ndeshje si titullar. Po, dhe behet fjale per ndeshjen e pare te Interit qe eshte ne radhe, e para pas tre muajsh.

Pas nje nisje aventure me Interin jo shume per tu mbajtur mend, ne keto jave, mesfushori danez ka qene nje nder me te miret (bashke me Barella, Sensi dhe Lukaku) ne testet qe jane bere.

Nderkohe, Conte e vlereson jo pak kete fajt: tranjeri i Interit ka menduar qe tani se si skuadra do te luaje ndaj Napolit ne Kupen e Italise.

E me siguri, mes tyre do te jete edhe emri i Christian Eriksen qe ne muajin janar erdhi nga Tottenham. Gazzetta dello Sport me pas shpjegon:

“Sinjalet jane ato te nje lojtari qe ka ndjesi pozitive, qe shikon fizikun e tij qe po i pergjigjet ne menyre te jashtezakonshme, ndryshe nga sa ka ndodhur ne shkurt.”

“Ai pas ardhjes ne Milano vuajti shume gjendjen e tij fizike (ishte shume mbrapa ne krahasim me shoket e skuadres) sepse tek Tottenham muajt e fundit nuk kishte pasur motivimin e duhur.”

“Tani nuk ka me asnje distance me shoket. Tani ai eshte totalisht gati per te marre kete Inter per dore.”

Keshtu shkruan La Gazzetta dello Sport e cila tregon gjithashtu se cdo gje ka ndryshuar ne lidhje me tre muaj me pare: danezi eshte me i perfshire ne grup dhe raporti me Interin po rritet dita dites.

“Eriksen ne fushe me Lautaron dhe Lukaku: eshte e mundur. “Eshte gati qe te tregoje nje karakteristike qe shpesh here harrohet kur flitet per te.”

“Te flasesh per tekniken e tij te jashtezakonshme dhe jo normale, eshte dicka siperfaqesore, por shume harrojne se ai ne Champions dhe ne Premier League ka treguar se eshte nje nga mesfushoret qe vrapon me shume dhe me nje shpejtesi maksimale te arritur.”

“Ai ka kapur gjithmone me shume se 12 kilometra per ndeshje mesatarisht ne dy edicionet e fundit te Champions League, nje mesatare qe tek Interi e kap vetem Brozovic.”

Per te perditshmen italiane, keto jave do te jene shume te rendesishme edhe per sa i perket te ardhmes se tij.

“Dy muaj te ketij sezoni nuk do te jene aspak banale per te: do i sherbejne Contes, do i sherbejne edhe Interit nese e ardhmja do te kete rime dhe dashuri per te.”

“Por pertej gjithckaje me lart, Conte ka filluar provat gjenerale per nje Inter me Eriksen ne fushen e lojes: 3-4-1-2 dhe Eriksen si trekuartist.”

“Ne dy ditet e fundit skuadra ka luajtur keshtu ne dy mini-ndeshjet ku eshte filluar pergatitja per ndeshjen ndaj Napolit.”

“A eshte ky nje sinjal per nje revolucion skeme tek Interi per shkak te Eriksen? Gjasat jane per po.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.